Albspirit

Media/News/Publishing

KUR LUKSI DHE VARFËRIA SHFAQ TRAGJIKOMIKEN NË TË PËRDITSHMEN TONË…!

Nga ILIR ÇUMANI

Kjo është njëra prej shumë godinave shtetërore ku qeveria e rilindjes ka investuar plot 1.8 milion dollarë për restaurimin e saj.

Godina e Ministrisë së Brendëshme, e restauruar nga qeveria luksokrate e Kryeministrit Rama, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e popullsisë në Shqipëri jeton në vështirësi ekonomike.

Janë me dhjetra godina të tilla, përfshi dhe selinë e kryeministrisë, që i janë nënshtruar rikonstruksionit dhe modernizimit në një superluks të tepruar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. 30 % e buxhetit të shteti vitin që shkoi, i’u dedikua projektit për modernizimin dhe luksin e administratës së qeverisjes qëndrore, duke përfshirë edhe mobilimin dhe rehatimin tepër komod të qeverisë luksokrakte.

Vilat në Rolling Hills të zengjinëve të rinj pushtetarë.

Bërja bublike e këtij fakti, u justifikua nga qeveria se kjo ka të bëjë me ringritjen e institucioneve dhe me dinjitetin e shtetit. Deri këtu, nuk ka asgjë të keqe nëse kjo, vërtetë synon prezantimin e mirë të imazhit të shtetit faqe botës. Mirëpo e gjitha kjo, ka një kontrast të madh me realitetin që kalon vendi ynë.

Është tepri dhe luks i madh të shpenzohen kaq shumë para, për komoditetin dhe ngrohjen e të ndenjurave të zyrtarëve tanë të superpaguar, kur aktualisht, të gjitha shkollat dhe kopshtet e fëmijëve tanë, qendrat rezidenciale, shtëpitë e fëmijëve dhe shtëpitë e të moshuarve, sot po vuajnë mungesën e ngrohjes në këtë dimër të acartë, ndërsa qeveria, në prag të kësaj epidemie është vënë në dilemë që të mbyllë të gjitha shkollat edhe për ca ditë, ngase nuk ka qenë e aftë të zgjidhte këtë problem kaq social dhe human njëkohësisht.

Një miturak nga Bulqiza duke punuar për të nxjerr bukën e gojës.

Ashtu si në çdo familje, kur vëmendja parësore përqëndrohet tek mirëqënia e fëmijëve, duke u siguruar atyre kushtet elementare të domosdoshme të jetës normale, ashtu edhe një qeveri e përgjegjshme, duhej që vëmendjen e këtyre investimeve ta kishte përqëndruar tek problemi i ngrohjes së këtyre onstitucioneve të dijes, pikërisht, aty ku përgatitet dhe edukohet gjenerata e një brezi të ri.

Është e papranueshme dhe papërgjegjësi totale, kur në të gjithë vendin është ulur këmbëkryq varfëria; kur e gjithë Shqipëria është përfshirë nga rrjeti i prodhimit dhe i shitjes së kanabisit;

kur 110.000 familje të varfëra figurojnë sot jashtë skemës së ndihmës ekonomike;

Kryeministri Edi Rama duke bërë “Show” në një prej shumë familje të varfëra 
që ka vendi gjatë keqqeverisjen e tij.

kur qindra fëmijë e pleq të braktisur dhe endacak, gdhihen dhe ngrysen të  zbathur, të zhveshur dhe të paushqyer, poshtë urave dhe të kërcënuar orë e çast nga kthetrat e vdekjes;

kur 31.000 fëmijë jetim sot janë jashtë vëmendjes së shtetit dhe në luftë me mbijetesën, me një lëmoshë prej vetëm 20 dollarë në muaj të dhënë nga e ashtuquajtura ndihma ekonomike;

kur shteti shqiptar ende nuk ka kurajon të deklaroj zyrtarisht shkallën e minimumit jetik të varfërisë; kur politikat sociale dhe mbrojtëse të shtetit ndaj grupeve të dizavantazhuara të shoqërisë janë ironikisht qesharake dhe tallëse;

I ngjashmi i Kryeministrit kakistokrat, deputeti luksokrat Taulant Balla, duke u pozuar për “Show” para kamerave me një familje mjerane. 

kur papunësia dhe varfëria është ulur këmbëkryq, edhe pse kryeministri ynë deklaron se punë ka, por nuk ka profesionistë;

kur në spitalet tona edhe pse je i siguruar, mjeku nuk të prek me dorë nëse nuk paguan;

kur avokatë – sekserë – gjobëvënës të “Gjykatave Familjare”, në bashkëpunim me prokurorë dhe gjykatës të korruptuar të mohojnë të drejtën sepse nuk ke paguar para nënë dorë;

kur të rijnve tanë i’u janë vrarë shpresat dhe ëndrrat për të ardhmen, duke menduar si ta braktisin një orë e më parë vendin e tyre, etj.

Vilat në Rolling Hills të zengjinëve të rinj pushtetarë.

Si mundet që qeveria dhe kryeministri ynë luksokrat 30 % të buxhetit të shtetit, nga paratë e qytetarëve shqiptarë, t’ia dedikoj superluksit të zyrave dhe modernizimit të ambjenteve ku punojnë aparatçikët militantë fanatikë  të cilët nuk jetojnë me realitetin, por janë të shkëputur në mënyrë të çuditshme nga ky realitet…!?

Ç’farë është kjo arrogancë e pushtetit që e kalon caqet e mungesës së theksuar të dhembshurisë dhe humanizmit ndaj më të dobtëve dhe të pamundurve…!?

Një Lider apo udhëheqës, një qeveri, një ligjvënës ose një pushtetar, është i përgjegjshëm dhe e meriton pushtetin e votës së lirë vetëm atëherë kur ata e përdorin maksimalisht për të ndikuar pozitivisht dhe ndjeshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve të zakonshëm, larg interesave të tyre personale e meskine.

Ky është i vetmi test që tregon suksesin ose mossuksesin që ata kanë. Tjetër tregues nuk ka.

Kur luksi dhe varfëria masive shfaqin tragjikomiken në të përditshme tonë, sot, me të drejtë sejcilit prej nesh, natyrshëm i lind pyetja: a e ka justifikuar kryeministri ynë dhe qeveria e tij e “rilindjes” besimin e votuesve shqiptarë…!?

https://ilircumani.blogspot.com/2019/12/kur-luksi-dhe-varferia-shfaq.html?fbclid=IwAR0ksewQixW0kFM5kG0ElQ7yki8AxgJjKljKa8knd0Qvv0YufAKluwcgxRI

Please follow and like us: