Albspirit

Media/News/Publishing

Margarita Kola: Për gjyqtarët dhe prokurorët që dorëhiqen para vetingut

Image may contain: 2 people, including Margarita Kola, people smiling, closeup

 

A e keni kuptuar pse disa gjyqtarë dhe prokurorë japin dorëheqjen pak më përpara se të kenë seancat e vetingut?! Në mënyrë që mos t’i nënshtrohen vetingut dhe që pas 10 vjetësh të kenë të drejtë të futen përsëri në sistemin e drejtesisë si gjyqtar dhe prokuror me “faqe të bardhë”. Duhet që pavarësisht dorëheqjes këta gjyqtarë dhe prokurorë t’i nënshtrohen vetingut në mënyrë që mos të kenë mundësi të rikthehen në sistem përsëri, nëse rezultojnë të korruptuar dhe jo profesionalë. Korrupsioni është një ferrë që mbin në çdo lloj dheu lehtësisht, prandaj i duhet asgjësuar fara me çdo mjet. Ndërsa mediokriteti profesional nuk mund të riparohet me një rikthim mbas pushimit vegjetativ. Duke pasur në dorë cilësinë e jetës të njerëzve këta lloj “rracë e zgjuar” duhet t’i nënshtrohen një provimi rihyrës.

Please follow and like us: