Nora Malaj: Ditë e zezë për fjalën e lirë!
Sapo komisioni i medias dhe edukimit, ka kaluar projektligjin, për të instaluar çensurën e fjalës së lirë për qytetarët dhe median. Tashmë në prag të 2020 po vijmë me censurimin për lirinë e medias dhe fjalën e lirë, kjo pa frikë quhet ditë e zezë!
E para ishte fjala, do të thoshte Bibla, po qeveria tashmë me ketë ligj të ri nuk do ta lërë fjalën e lirë të qytetarëve të ekzistojë më! Shqiptarët do të jenë pa Sy, pa Gojë, pa Vesh. Edhe media sot, e gjitha është në agoninë e vdekjes! Tashmë dikatura e bukës së gojës është kthyer në modelin e kësaj qeverisje. Sot jemi në situatë të jashtëzakonshme dhe reagimi duhet të jetë i jashtëzakonshëm! Në një shtet demokratik, kur lirisë sę fjalës tashmë i afrohet agonisë së vdekjes, në kete vend është instaluar neodiktatura!
Alarmin më i madh është për qytetarin! Tashmë nuk do kemi lajme të vërteta, tablo të vërteta për realitetet që po kalojmë, nevojat bazike dhe luftën për të mbijetuar të shtresave shoqërore, sidomos atyre në nevojë, sot ky ligj i adresohet portaleve dhe emisioneve që tregojnë dhe mbrojnë të drejtat e fjalës së lirë, duke e shkelur dhe mohuar këtë të drejtë të fjalës, e cila mbrohet dhe mbështetet nga Kushtetuta.
Sot të gjitha konventat ndërkombëtare bien me ketë projektligj, i cili në thelb nuk është ligj kundër gazetarëve , po mbyllje goje për një shoqęri, për të mos qenë e lirë, për të mos dhënë fjalën e lirë! Pas kësaj çdo reagim do të quhet ‘shpifje’, sjellja e lirë do të quhet ‘shpifje’ dhe në fund do të vijë momenti që popullit do të vihet në rresht dhe qytetarët do të trajtohen si zombit, pa identitet, pa zë, pa figurë, po si dozot Naltmadhëria që është në pushtet.
Teksa përballemi me këtë situatë, për të rrëmbyer çdo gjë nga Parlameti – Parti Pushtet, me vjen në mend thënia: “Nëse goja do të rri mbyllur, ajo një ditë do të qelbet”. Duhet sot të reagojmë fort, se nesër do të jetë vonë! Kur të heqin dhe fjalë, pasi të heqin bukën, atëhere ti nuk je më njeri, po robot dhe skllav modern në vendin tënd!