Albspirit

Media/News/Publishing

Prokuroria nis procedimin ndaj Valdrin Pjetrit

Prokuroria e Përgjithshme do të nisë procedimin penal për kandidatin socialist për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, pasi kanë mbërritur në Shqipëri dokumentet që ishin kërkuar nga Italia për të.

Pas kërkesës së Partisë Demokratike, Prokuroria ka bërë verifikimet e nevojshme, ku është provuar se Pjetri është arrestuar në flagrancë nga personeli i Policisë së Shtetit së Firences në datën 27.01.2003 së bashku me një shtetas tjetër shqiptar për shkelje të ligjeve mbi lëndën narkotike

Në lidhje me këtë akuzaë, Pjetri është dënuar nga Gjykata e Firences  “me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj burgim dhe me gjobë  të barabartë me 2000 (dymijë) Euro, të zbritur për shkak të njohjes së rrethanave lehtësuese të përgjithshme, në 27 (njëzet e shtatë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.500 (njëmijë e pesëqind) Euro, e cila është zbritur për shkak të llojit të gjykimit në 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.000 (njëmijë) Euro. Pezullim të dënimit dhe mospërmendje. Vendim i formës së prerë. I është revokuar leja e qëndrimit më datë 03.02.2003 nga Kuestori i Firencës. Është dëbuar nga territori Italian më datë 04.02.2003, masë e marrë nga Prefekti i Firences. Afati i dëbimit përfundoi më datë 24.07.2015.”

Si rezultat, Prokuroriua e Tiranës do të nisë hetimet ndaj Pjetrit për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Kujtojmë se Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga marrja e postit të kreut të bashkisë së Shkodrës pas zgjedhjeve lokale të zhvilluara më 30 qershor.

Please follow and like us: