Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Kraja zgjidhet kreu i SPAK

Arben Kraja eshte zgjedhur kreu i SPAK, prokurorise se Posacme antikorrupsion.

KLP votoi sot per kreun e SPAK duke shenuar keshtu nje moment kyc ne luften kunder korrupsionit. Kraja ka qene prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme, drejtor i dekriminalizimit.
Arben Kraja ka marre 6 vota dhe Altin Dumani ka marre 4 vota ndersa Edvin Kondilli vetem nje vote, ate te kreut te KLP.

Bazuar ne ligj vete Arben Kraja ka marre 6 votat e nevojshme te kualifikimit.

Per Krajen kane votuar anetaret: Beci, Staka, Beluri, Sheshi, Seiti, Balla. Te tjeret votuan per Dumanin.

Altin Dumani ka gjykuar ngjarjen e Gerdecit ndersa Arben Kraja akuzat ndaj Bashes ne lidhje me rrugen e Kombit.

Secili nga anetaret e KLP argumenton voten e tij.

Tetë prokurorët e SPAK U betuan sot te Presidenti.

Me këtë veprim presidenti Ilir Meta i hap rrugë krijimit të Prokurorisë së Posaçme të hetimit, duke hedhur kështu poshtë edhe pretendimet e mazhorancës se Ilir Meta do të bllokonte krijimin e SPAK.

Krahas SPAK do të krijohet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila do të jetë në dispozicion të kësaj strukture, e cila do të ketë në perbërje oficerë të policisë gjyqësore të trajnuar jashtë Shqipërisë.

Dje u zhvillua seanca dëgjimore me 3 kandidatët për kreun e SPAK dhe KLP pritet të votojë për kryetarin.

Tetë prokurorët e SPAK

  1. Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
  2. Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
  3. Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  4. Edvin Kondilli, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  5. Elida Celami(Kaçkini), prokurore në Prokurorinë e Tiranës
  6. Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  7. Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit
  8. Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Please follow and like us: