Albspirit

Media/News/Publishing

Anca Glasu: FATI QË TI

Image may contain: 1 person, standing, ocean, sky, shoes, child, outdoor and water

Pa dashje dhe pa kurajo më tërhoqe
në botën tënde plot dashuri.
Asnjëherë s’kam qenë më e dashuruar si sot,
kur u zgjova e qeshur dhe
lumturinë vetëm me ty e jetova
sepse vetëm me ty mësova
të dashuroj.
Më do më shumë se sa e di unë
dhe më ben të ndihem qendra e botës sate,
ku unë dua të qëndroj dhe
ti zemrën të ma dëgjosh
kur të thotë se nuk do ta braktisësh,
se nuk do ta harrosh.
Dashuromë përherë në kufijtë e botës
që ma dhe për një ditë me qira
dhe u bë e jona më vonë
dhe brenda saj,
vetëm ne mbetëm të duam
pa zhurmë, pa jehonë…

 

Please follow and like us: