Albspirit

Media/News/Publishing

Idriz Morina: S’ka Purgator për ty Edi Rama!

Image result for minishengeni i ballkanit"

Ka më shumë se dhjetë vjet, ndoshta po bëhen 15-të që kur kam bërë analizën e parë, nëpërmjet portretizimit të sjelljes së tij, në raport me shqiptarët!
Ishte koha kur ai po garonte në një proces zgjedhor, duke dashur ta lë Tiranën, dhe ta merrte Qeverinë. Atëherë ua thashë se zgjedhja e tij do të ishte një fatkeqësi për shqiptarët. Në kohën që shqiptarët ende s’kishin arritur të qetësoheshin nga traumat dhe dhuna serbe, e përcjellë me gjenocid, etnocid, masakra, krime masive e makabre, dëbimin masiv duke na sjellë pranë zhdukjes… ai dekoroi një adhurues dhe promovues të Millosheviçit me “Çelësin e Tiranës”, këngëtarin Goran Bregoviç!
Por, thuaja askush nuk reagoi atëherë, përveç një numri mbështetësish të Rugovës dhe disa raste individuale.
Rasti tjetër kur fytyra e tij antishqiptare u rizbulua është kur me gjithë forcën u përpoq ta ndalonte ndërtimin e rrugës së kombit, e të cilën rrugë kurrë se përfundoi, madje as tani që është në fund të mandatit të dytë, dhe po ashtu nuk hezitoi ta pengojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve me vendosjen e taksës në rrugën e kombit, e cila kurrë nuk do të bëhej, pa dashurinë dhe vullnetin e hekurt të neve shqiptarëve këndej kufirit, që nuk hezitonim të rrugëtonim gati një milion veta në vit, edhe 12 orë në ditë, vetëm t’i kalonim pushimet në tokën mëmë, t’i linim atje paratë dhe ta ndihmonim në rindërtimin e ekonomisë së shkatërruar bashkë me shpirtin shqiptarë nga etërit e filozofisë komuniste të Edvin Kristaq Ramës.
Pastaj aktivizoi mekanizmat mashtrues propagandistik, me takime, deklarime, drone… dhe atëherë kur ndodhi ky në Beograd, e interpretova se ishte një kurth, sepse simboli “Shqipëria…”, ishte e shtrirë në një fushë të zezë, pra jo në simbolin e kuq shqiptarë, por me një simbol vrastar, kobëtar… dhe kobi i tuj nuk u ndal!
Ka sa vjet që në emër të patriotizmit të rrejshëm na nxjerr kurthin e vrasjes së atdheut, copëtimit të tij, në emër të bashkimit…
Dhe Albin Kurti pat durim ta dëgjonte, të kuvendonte pesë orë me këtë harbut, në kulmin e përpjekjeve të tij për zhbërjen e Republikës së Kosovës, ose duke ia dhuruar një copë Serbisë me mbështetje të Hashim Thaçit, o gjysmën e saj tani me minishengen…
Albin tani është radha jote o të kërkosh falje për këtë takim, që në esencë se zbulove bisedën kurrë, o të ngutesh në krijimin sa më të shpejt të Qeverisë deri më 26 dhjetor, duke pranuar ndarjen proporcionale të pushtetit, sipas votës së fituar nga ju dhe partneri kryesor!
Kjo politikë e Ramës është e njëjtë me atë që bënte Fatos Nano, kur në kulmin e përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për ta bind dhe tërhequr perëndimin, që me një luftë të përbashkët ta shporrnim Serbinë, ai në Kretë me Millosheviçin i jepte legjitimitet vazhdimit të okupimit nga Serbia.
Dhe tani kur Kosova po bën betejën përfundimtare për të hequr qafe diplomacinë serbe nga pengimi i përmbylljes së shtetndërtimit të Kosovës me anëtarësimin në organizmat kryesore botërore, NATO (ku mungon vetëm anëtarësim formal, pasi de fakto NATO-n e kemi këtu nga 12 qershori 1999), BE, OKB… e merr përsipër Rama ta mbarojë me Vuçiqin, atë që ka lënë përgjysmë Nano me Millosheviçin, dhe kërkon madje mbështetje në Kosovë nga Vetëvendosje, përveç nga PDK-ja, e harlisur nga Thaçi dhe kriza e fatit të komandantëve të dështuar, që u bën gati ta falin një pjesë Kosove për të shpëtuar nga gjykata speciale që e krijuan vet, me shpresë se do të gjejnë pafajësinë nëpërmjet krijesës së tyre.
Prandaj, ishte dhe është thelbësore që institucionet në Shqipëri, Kuvend, Qeveri, Presidencë, SHISH… Akdemi, Universitete… diplomaci, të shpërlahen nga agjenturat serbe para së gjithash, pastaj greke etj.
Lavdi marrëzisë, dhe as tradhtisë kurrë nuk mund t’i thuhet!
Të pret i njëjti ferr, sikur Nanon me Millosheviçin, Edi!

Post Scriptum: Disa gjëra të tjera i thashë dje (e premte) në një debat në Radio Kosovë, duke e vënë në parantezë tragjedinë e Thumanës, Durrësit…, nga tërmeti, por që ai mund ta parandalonte një numër vdekjesh po të ishte sjellur seriozisht pas paralajmërimeve nga banorët. Por, një njeri që ka treguar kaq pamëshirësi me shtetasit e vet, do ta vazhdojë rrugën e mashtrimit, të nisur me propagandën e bashkimit kombëtar, kështu që eksperti gjerman Hense, me të drejtë shtronte dilemën për shqiptarët, se a duan t’i bashkohen Jugosllavisë (krijimit të një jugosllavie të tretë, ndoshta me emër si Ballkani) apo t’i bashkohen Europës? S’ka dy rrugë, rruga e Ramës na çon në Serbi, në djallëzi!

Please follow and like us: