Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta shkrimtari dhe përkthyesi Myftar Gjana

Myftar Gjana lindi më 10 maj 1960 në qytetin e Peshkopisë. Gjimnazin e kreu në qytetin e Kukësit në vitin 1978, ndërsa studimet e larta i kreu në vitet 1986 – 1991 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Nga viti 1991 – 1992 ka qenë kryeredaktor i gazetës “Kosova”, ndërsa në vitet 1992 – 1996 ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme si drejtor i Drejtorisë së Shtypit.

Në vitet 1993 – 1994 kreu Akademinë Mesdhetare të Studimeve Diplomatike në Maltë, ku fitoi edhe gradën “Master në Diplomaci”. Në vitet 1996 – 1997 ka punuar në Kuvendin Popullor në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Informacionit dhe Dokumentacionit. Në vitet 2000 – 2001 ka punuar si administrator në Bibliotekën Kombëtare. Vitet e fundit është inxhinier në profesion të lirë.

Vepra të autorit
  • Elipsi i humbjes, poezi, 1993
  • Sa një pasthirrmë kam jetuar, poezi, 1995
  • Sa një pasthirrmë kam jetuar, poezi, ribotim i përmirësuar, 1997
  • Njeriu në sferë – 2006

Përkthime:

  1. Arti i të dashuruarit, Erich Fromm, 1997
  2. Origjinat e totalitarizmit, politologji, Hannah Arendt, 2001
  3. Poezi të zgjedhura, David Lourens, 2002
  4. Ese të zgjedhura, estetikë, Oscar Wilde, 1998
  5. Konflikti i qytetërimeve, politologji, Samuel Huntington, 2002
Please follow and like us: