Albspirit

Media/News/Publishing

Alketa Vejsiu: Ndër ditët më të bukura të jetës sime në ekran!

 Image may contain: 1 person, smiling, closeup

Këto kanë qenë ndër ditët më të bukura të jetës sime në ekran.
Mund të kisha bërë disa gjëra më mirë. Disa gjëra mund të kishin shkuar më mirë.
Gjithmonë ka hapësira për më mirë.
Por e kam marrë atë kënaqësi të madhe në një frazë të përsëritur disa herë: “Solle një frymë të re në këtë festival.” Ky ishte festivali i shqiptarëve, por në këtë edicion ishte edhe pak “Festivali im”, në sensin e ideve, jo të përkatësisë.

Bashkë me një skuadër të paparë profesionistësh, ndërtuam këtë projekt të bukur.
Ne që dalim në ekran marrim kënaqësitë, por edhe goditjet.
Thjesht, kam arritur në një stad që në këto momente lumturie, askush s’më lëndon dot kaq thjesht.

Kam qenë dhe do të mbetem parimore dhe do të luftoj fort për vlerat përmes modelit tim.
Këtë punë s’e bëj për çmime, trofe, brohoritje; e bëj, sepse zemra më drejton tek gjërat që dua fort.

Thembrën e Akilit s’e prekni dot! Prezantimi mund të kishte ca gjëra më mirë, But i Did it! Në mënyrën më origjinale dhe të sinqertë. Dhe u argëtova shumë.

Po, ndërsa unë realizoja ëndrrën për të cilën kam punuar 20 vjet rresht, disa parazitë dixhitalë kruanin kokën për të gjetur ndonjë frazë që do mund të me çorientonte. Nuk ia dolën dot!
Do të mbetem një entuziaste e jetës.
I kam këmbët e vendosura fort në tokë, por jam konfidente!

Jam e thjeshtë, por nuk lejoj askënd të kuotojë punën time!
Jam e drejtë dhe me integritet dhe nuk merrem me individët, por me parimet!
Jam këtu ku jam, sepse E MERITOJ!

Dhe s’më intereson mendimi i atyre që s’duan ta shohin dhe përqafojnë progresin!
Festivali, suksesin dhe punën e të gjithëve e tregoi me rezultat!
Nuk mund të rri pa ju shprehur mirënjohjen time të thellë, përulësinë para publikut.
Me krenari mund të them që, PO, ishte dhe pak recitali im, sepse une nuk jam stereotip i Vajzës Kukull, që s’ka ç’të bëjë veçse të përplasë qerpikët në skenë.

Në pritje të realizimit të ëndrrës së radhës…
Deri atëherë, le të shpresojmë që qielli do të jetë i pastër dhe me yje si kjo mbrëmje sonte në Tiranë ❤️

Pse kjo histeri opinionesh kundër Alketa Vejsiut?

Please follow and like us: