Arjola Shehu: Këtë Krishtlindje mos harroni të dashuroni e të falni!
Emocioni më i bukur që na falet që kur lindim është dashuria! Mos harroni të dashuroni, të dashuroni jetën, bekimet që Zoti ka sjell në të, shëndetin që ju ka falur, ëndrrat që presin aty, gati për t’u realizuar!
Mos harroni të shiheni në pasqyre e të doni veten! E paskëtaj, me zemrën plot ta shpërndani këtë ndjesi te të dashurit tuaj… Numërojini këtë natë bekimet tuaja dhe shprehni mirënjohjen! Zoti e ka një plan për gjithsecilin nga ne! Besim dhe durim!
Sot, në këtë natë, mos harroni të falni dhe ecni përpara! Mbusheni zemrën tuaj me mirësi se shpejt ajo do reflektohet mbrapsht!
Dhurata më e bukur që mund t’i bëni vetes këtë natë është të thoni ‘Faleminderit’! Jeta është e çmuar! Tregoni se e dashuroni atë po aq sa ajo ju dashuron juve! Bëhuni njerëz më të mirë, mbani më pak inate, ushqeni më shumë tolerancë, vetëm emocionet e bukura na bëjnë të kuptojmë se: “Jeta matet me momentet që na lënë pa frymë”!
Emocionohuni, falni, falenderoni, dashuroni, gëzohuni!
Gëzuar Krishtlindjet! Ardhshin të bardha për ju!