Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Armiku është vetë Rama, o kapter!

 Image result for alfred peza me ramen"

 

 

Bash në ditën e lindjes së Krishtit, në Shqipëri ngrihet një ish kapter dhe përpiqet të sqaroj shqiptarët se kush e do Edi Ramën armik të Kosovës. Ky është Alfred Peza që u bë deputet duke i premtuar Peqinit një stadium si Bernabeu. Një qytet i vogël buzë lumit Shkumbin që për nga fuqia ekonomike ndofta futbollin e ka thuajse më të panevojshmin aktivitet, pasi sot ka kosto të lartë financiare për më tepër kur kërkon ta mbash në elitën e superiores, por tek ne për të mbuluar varfërinë e ofrojnë si të parin aktivitet. Nga ana tjetër del thuajse çdo natë në tv, kudo me një tufë shkresurinash dhe një palë syze që i rëndojnë si e si të mbuloj dështimin e një njeriu kancer për vendin, me emrin Edi Rama. Flet për gjithçka dhe akuzon gjithkënd megjithëse aktualiteti e ka nxjerrë jashtë loje për shkak të një skandali mbi një aferë milionash në euro në vitin 2017, prapë puplon kudo. Shkurt një diskordancë e çmendur midis borderosë ku ai firmoste për 80 mijë lekë apo 800 mijë lekë rrogë në muaj dhe pagës së deklaruar me gojë prej 10 mijë euro në muaj. Pa u sqaruar pra asnjëherë se burimi i pasurisë së një gazetari milioner ishte paga e borderosë apo ajo e deklaruar me gojë. Dhe thotë studiove me gojën gropë që vendi nuk ka drejtësi. Si të ketë kur ti duhet të ishe diku tjetër dhe jo në studio. Dhe ta dini mos prisni pushtet të katërt kur ai dominohet nga milionerë të tillë që gjithë ditën akuzojnë të tjerët pa sqaruar kurrë pasurinë e tyre. Për më tepër kur pyetjes së një panelisti mbi këtë mister pasurie, ky i përgjigjet se po e kalon në çështje personale. Pra kjo është Shqipëria jonë, e mutërve që hedhin ca xhel kokës, vendosin ca syze firmato por që kurrë nuk arrijnë ta shmangin dot atë sepse ekzistojnë, lëndën e tyre, atë me material muti. Tani po përpiqet të gjej armiq midis Edi Ramës dhe Kosovës. Ose më saktë po përpiqet të shpiki armiq midis këtij dallkauku dhe shqiptarëve në pjesë e sipërme të kombit më fatkeq në botë pikërisht për shkak të sojit me shumicë të mutërve të tipit kapter. Nuk asnjë armik, kapter ai është vetëm një dhe e ka emrin Edi Rama. Sot bota virtuale i ka dhënë mundësinë të gjithëve ta përdorin dhe koherencë është pronë e shpërndarë. Bajatllëku i Edi Ramës nuk është ky mini Shengeni ballkanik, ky ka pjesë sigurisht por jo atë më kryesorin. Bajatllëku i Ramës zë fill kur vendos një taksë në të vetmen arterie që bashkon shqiptarët. Si nuk e kuptuat që termat e taksimit nuk duhet të ekzistojnë në asnjë libër shteti kur bëhet fjalë për kombin. Sado ti kushtonte buxhetit, një parteneritet midis dy qeverive do kishte mbajtur hapur, pa tra, rrugën e kombit por edhe atë të merdares deri në Prishtinë. Kurse ju o burra, shyqyr që janë kosovarët e të vjelim ca para për të mbulur gropat e korrupsionit. Nuk ke se çfarë i bën, Shqipërisë së gjorë i bie për pjesë të qeveriset nga mutërit, kaq. E dyta, nuk ka armik tjetër veç këtij zullapit që deklaron nga mbledhja e fundit me kryesinë e Ps, se mini Shengeni është ide e Europës dhe Amerikës. Kur po atë mbrëmje presidenti i Serbisë në një studio në Beograd deklaron se si Europa, si Amerika nuk e kanë me qejf mini Shengenin e ideuar nga Serbia. Janë dërrasa që kërcasin dhe në Kosovë kanë televizorë, njerëzit dëgjojnë, shohin. Dhe më e poshtërta lëvizje politike, është deklarata mbi mosnjohjen a shpikjen e masakrës së Raçakut nga palamilitarët serbë, pra deklarata e Vuçiçit pikërisht para ardhjes në Tiranë. Nuk ka shqiptarë të Kosovës që ta kapërdijë këtë, por ju dhe shokët e tuaj doni të mbuloni dështimin, rënien, rrëzimin e Shqipërisë prej sojit tuaj. Nuk i vjen mirë asnjë shqiptari në Kosovë të shohi se si një që ka lënë mjekër flet në emër të kombit etj., se si akuzon për izolim apo shtrëngon duart me një president që i mohon të vrarët. Kujton se je në Shqipëri ku nuk ngele pa bërë dëshmor edhe ata që vriteshin për incest, si e si të kapje shifrën 28 mijë. Jo or kapter, akoma janë plagë e hapur listat e të të zhdukurve. Por ne e kemi si tepsi trahanaje çështjen kombëtare, ulemi aty me lugë në brez dhe aq. Sa herë që Shqipëria i afrohet perëndimit del një mut dhe e ndalon, ia zhvendos drejtimin… shpiket një Varshavë, një koferencë orintale, një bllok lindor deri në Kinën e largët. Ndaj sot jemi si ai mjeti reportabël që xhiron gomat në llucë, bën të bëj përpara, uturon por nuk del. Se e di, nuk e ka fajin mjeti, por muti që e drejton.

Please follow and like us: