Mimoza Prifti falenderon publikisht gjithë donatorët nga Kanadaja dhe SHBA
Mimoza Prifti, një shqiptare që jeton në Kanada falenderon publikisht gjithë donatorët nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që iu përgjigjën apelit të saj për mbledhje fondesh për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Apelit të saj i janë përgjigjur bujarisht qindra të njohur e të panjohur, kryesisht shqiptarë që kanë emigruaar në Kanada ose në SHBA dhe ajo në shenjë mirënjohjeje dhe në mënyrë trasparente ka renditur të gjithë donatorët.
Ajo thotë se ishte një donacion tepër shpirtëror në ndihmë të bashkatdhetarëve të lënduar nga tërmeti.
Apeli i Mimoza Priftit
Shqipëria dhe shqiptarët u gdhinë mëngjesin e 26 Nëntorit nga lëkundje të fuqishme tërmeti, me pasoja tepër të rënda njerëzore dhe materiale. Eshtë detyrë morale dhe patriotike e gjithë shqiptarëve të Diasporës të kontribojmë me sa mundemi në ndihmë të Atdheut dhe Kombit tonë të shtrenjtë. Kjo inisiativë është një inisiativë e qyetarëve shqiptarë me banim në Kanada nën mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Kanada dhe e organizatave shqiptare që veprojnë në Kanada.