Anca Glasu: NGA NJERI TEK TJETRI
Isha e mësuar të fle gjithmonë mbi lëkurën tënde
të ngrohtë
dhe ti të më puthje buzët e mia
sikur ishin zemra.
Gjumi im nuk ndërpritej asnjëherë
dhe unë rendja drejt teje
edhe pse ledhatimet e tua ishin të zeza
dhe krahët e mpira,
me gishta kristalesh.
Një heshtje e bardhë ra pastaj
në dimrin e dashurisë sonë,
prej të cilit mbaj mend vetëm
si hynte dëshira si gjaku i pastër
përmes frymëmarrjes tënde nga ty drejt meje,
jetë si një ushtrim mbi akull,
derisa u bë ftohtë
dhe kam rrëshqitur mbrapsht
ngaqë u zgjova…
Please follow and like us: