Albspirit

Media/News/Publishing

Besa Dauti e “Besas’s Roses” sjell Trandafilat e Tetovës në New York

SO-HO MANHATTAN NYC: Është hera e parë që pikturat e saj, të cilat fokusohen te trëndafilat, ekspozohen në SHBA. Ekspozita “Besa’s Roses” (Trëndafilat e Besës), deri më 19 dhjetor qëndroi e hapur në “MC gallery” në Nju Jork, ku punët e saj u pëlqyen për stilin, teknikën dhe larminë e ngjyrave të harmonizuara bukur, shkruan Panorama, raporten Bota sot.

Më tej kjo gazetë thotë se më 20 dhjetor, pikturat e Besa Dautit, u paraqiten në studion e Fadil Berishës, po në Nju Jork.

Kurse, Besa shprehet e emocionuar rreth ekspozitës, teksa thotë : “Është një ngjarje e veçantë sepse jam përballë një artdashësi që i prezantohet për herë të parë arti im. Jam e privilegjuar dhe shumë e kënaqur me reagimin nga këto ditë që jemi këtu në ‘MC gallery’ … më 20 dhjetor do të jemi në studion e të mirënjohurit Fadil Berisha, të cilin gjej rastin ta falënderoj përzemërsisht”.

Mbështetje për këtë ekspozitëmësohet se kanë dhënë edhe shqiptarë të tjerë të suksesshëm në Nju Jork, si Emina Cunmulaj, e cila bëri edhe një video-mesazh në galeri, postojë ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Ekspozita “Besa’s roses” , e artistes nga Tetova , në New York City, ngjalli interes të gjërë me pjesëmarrës të ndryshëm, si diaspora shqiptare dhe plot të tjerë kanë qënë prezente duke shoqëruar  edhe suksesin e saj.

Kjo ekspozite, në Studion Berisha, në Manhattan mbrëmë, u kthye në festë artistësh në New York, duke bashkuar shumë shqiptarë, nga bota e aktrimit siç ishin Artan Telqiu, Shpend Xhani, James Biber, nga bota e biznesit ishin Shpresa Xhakli,  Ilir Rusi, sopranoja Deshira Ahmeti, kengetarja Mira Konçi, Arjan Kerliu, te cilët krijuan një atmosferë shumë të këndshme duke performuar live.

E pyetur nga gazeta Bota sot, mbi këtë prezantim të parë në New York, Besa tha se ”Gjithçka shkoj më së miri duke tejkaluar edhe pritshmëritë më pozitive dhe nga kjo ekspozitë. Ku unë mendojë se mora një energji pozitive, e cila në të ardhmen do të më shërbejë si një shtysë për të përsosur artin tim. Andaj jam shumë e lumtur dhe përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, pjesemarrës ose jo në ekspozitë, veçanërisht shqiptarët në SHBA, pa dyshim shqiptarin më të mirë, mikpritësin, Fadil Berisha, i cili më mundësoi mbatjen dhe  mbarëvajtjen e kësaj ekspozite. Gjithashtu Emina Cunmulaj e cila më mbështeti që në fillim”.

Please follow and like us: