Albspirit

Media/News/Publishing

Oriola Marashi përshëndet me pamje të mrekullueshme nga Meksika

Oriola Marashi është shfaqur më e hijshme se kurrë në postimet e fundit në Instagram.

Modelja ka ‘çmendur’ fansat me foto provokuese nga pushimet e saj në Meksikë.

Ajo nuk la vend për imagjinatën e veshur me bikini që zbulonin pjesët e saj intime.

Oriola vuri në pah format e saj trupore në plazhin e Playa Akumal.

Sic dihet Oriola Marashi po njeh sukses ndërkombëtar në fushën e modelingut. Një nga firmat më prestigjioze në botë, pikërisht firma ‘Guess’ ka vendosur që modelen ta përzgjedhë si një nga vajzat që përfaqëson imazhin e saj nëpër botë. Kjo u vërtetua edhe në sfilatën më të fundit të koleksionit 2020 ku Oriola u shfaq plot sharm dhe elegancë. Në Instagram-in e saj Oriola na ka zbuluar edhe dy foto nga shërbimi fotografik, ku duket në superformë me rrobat e banjos. “Gjithmonë kam ëndërruar dhe punuar fort për këtë moment dhe të kem mundësinë ta përjetoj me ekipin më të mirë të punës, ka qenë momenti më i mirë i jetës sime! Jam e lumtur që jam një modele Guess”.

Burime nga kompania e famshme botërore “Guess” thanë për mediat se supermodelja vijon punën për eventet e 2020.

Please follow and like us: