Albspirit

Media/News/Publishing

Albert Z. Zholi shpallet ‘Qytetar Nderi i Tepelenës’

Image result for albert zholi"

 

Për kontribut të shquar dhe ndjenja të larta patriotike në ndihmë të emigracionit shqiptar në Greqi e më gjerë, në vitet 1993-2018, me organizime aktivitetesh, shkrime dhe informacione mbi të drejtat e tyre dhe legalizimin duke dialoguar me ekstremistë të djathtë. Gjatë viteve të demokracisë, si kryeredaktor/redaktor i disa gazetave të përditshme, ka përcjellë zërin e emigrantëve, por edhe problemet e ndryshme të shoqërisë duke u bërë promotor i të drejtave dhe mbështetës i shqetësimeve të shoqërisë sonë. Pë 11 vjet si kryeredaktor i gazetës “Labëria”, ka propoganduar vlerat e kësaj treve të shquar shqiptare, veçnërisht zonës së Tepelenës. Të gjitha detyrat si gazetar, aktivist shoqëror i ka kryer me përkushtim, dinjitet, ndershmëri dhe moral të lartë shoqëror. Gjatë veprimtarisë së tij, ka qenë modeli i njeriut korrekt, familjarit të dashur dhe kuadrit të devotshëm dhe intelektualit  modest.

Veprimtaria publicistiko-letrare e Albert Zholit

-1990-Bashkëpunëtor i revistës “Hosteni” , “Saranda”.”Joni”

-1993-2007 , bashkëpunëtor i gazetës “Drita”

-1993-2007 bashkpuntor i gazetës “Intervista” (2002 dhe “Intervista e Emigrantit)

-1994- bashkpuntor i gazetës “Java”, “Labëria” , “Pasqyra”,  “Egnatia” (Greqi)

-1997- Editor në stafin e gazetës “Vllazërimi” (Greqi)

-1999-2001, bashkëpunëtor i gazetës “Shekulli”

-2001-2002; Kryeredaktor i gazetës “Emigranti shqiptar” , “Mërgimtari” (mujore e pavarur)

-2002-Drejtor i Institutit Kërkimor Shqiptar për Emigracionin (OJF)

-2002 –  vazhdim opinionist për problemet e emigracionit në gazetat “Pasqyra”, “Ballkan”, “Dita”, “Ekonomia”, “Sot”, “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Tirana Observër”, “Ndryshe”, “Republika”, “Telegraf”, .

-2001 –vazhdim,  bashkëpunëtor i Radio Tirana në kanalin e parë dhe të tretë për problemet e emigracionit . Rubrika “Emigracioni shqiptar”.

-2004 -Drejtor i menaxhimit i spektaklit “Yjet në Folkunivers” TVSH

-2005- 08 dhe në vazhdim anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve.

-2006-2007, ideues dhe  bashkëdrejtues në TVSH  në emisionin “Emigracioni dhe Koha”

– 2006-07 Drejtor-Kryeredaktor  i gazetës së përditshme të pavarur “Ndryshe”

– 2007-vazhdim Redaktor kulture gazeta Telegraf

-2007-Kryeredaktor i revistës “Intergrim” (6 mujore)

-2008-Kryeredaktor i gazetës Iliria News –Greqi (javore)

-2008-Kryeredaktor i gazetës “Labëria”

-2012-Kryeredaktor i revistës mujore “Bota Femërore”

-2014-2018, gazetar, gazeta “Ushtria” revista “Mbrojtja”

-2018-19-Kryeredaktor i emisionit “Puppet Channel”

 

Botime

  1. Ikja e madhe –publicistikë
  2. Vite emigracioni-tregime
  3. Ëndrrat e mërgimit-publicistikë
  4. Kush e “vrau” Amerikën-publicistikë
  5. Vajza misterioze-tregime
  6. Yjet në Folk Univers-publicistiko letrar
  7. Iraku midis Babilonisë dhe qytetërimit – (publicistikë)
  8. Hiret e një biondine-tregime
  9. I fundit i komunizmit utopik-publicistikë
  10. Me zemër pranë Shqipërisë- publicistikë
  11. Luftar Paja, aktor i madh komik (Monografi)
  12. Sekretet e gazetarëve të RTSH, dy velllime
  13. Kiço Mustaqi, Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve
  14. Kush e vrau dashurine-roman
  15. Mesazhe dashurie (mesazhe)
  16. Një ditë për dashurinë (mesazhe dhe vargje dashurie)
  17. Puthje Dashurie (mesazhe dhe vargje dashurie)
  18. Hase Manaj- Monografi
  19. Mjeshtri i Madh, Kujtim Gjonaj-Monografi
  20. Reshat Arbana, “Artist i Popullit” -Monografi
  21. Anita Bitri një meteor në qiellin e muzikës shqiptare-Monografi

 

Kanë thënë për  krijimtarinë e Albert Zholit

1. Xhevahir Spahiu: Albert Zholi edhe kur bën analiza edhe kur zhvillon intrevista, i bën në mënyrë poetike.

2. Dritëro Agolli: Albert Zholi shkruan me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur valëzon. Ai hyn në shpirtin e personazhit dhe e zbërthen atë duke na e prurë pranë të gjallë dhe të freskët.

3. Helena Kadare: Alberti shkruan me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhëshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë.

4. Naum Prifti: Krijimtaria juaj të ngerthen. Lexova një ngjarje prekëse nga jeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi i cili shquhet si për realizëm, si për humanizëm të ndërsjelltë. Të tilla tregime rrëfejnë cilësitë e larta morale të njerëzve të thjeshtë. Suksese në rrugën e bukur e të vështirë të tregimit të shkurtër.

5. Agim Shehu: I lexova menjëherë me kureshtje kolegu skicat dhe tregimet e tua dhe përjetova kënaqësi të papritur. Nuk e tepëroj se s’më shkon në këtë moshë -duhet të jesh krenar për prozën tënde! Njëherësh më kujtuan skicat e Migjenit – parahyrje për tregimet e fuqishme dhe aq të hijëshme të tij. Nëpër prozën tënde lëvizin dramat njerëzore të ditës, një pikëllim tragjik që është edhe më tronditës kur njerëzit e shprehin me sy pa e thënë plotësisht me gojë! Portretet njerëzore, kryesisht në mërgimin e arratisur janë ulërima njeriu në hall, të ngjashme me ujvyrat që rjedhin në fund humnere pa u dukur! Bota njerëzore e rënë përmbys që pena e hollë e ngrë më këmbë për ta shikuar të gjithë!…Megjithatë nuk mungon lirizmi që përballë mjerimit bën kontrastet e pikturave dritë-hije të Rembryndit!. Meriton fjalë të mira po ashtu për gjuhën e kursyer, disi fisnike në zgjedhjen e. Mbi të gjitha, tregimet-skica kanë në shumë prej tyre një frymë fisnike Shqipërie, shqetësim fisnik të një biri të saj me penë të hollë në dorë…

 

Please follow and like us: