Ceca, këngëtarja serbe: Si hyra me Arkanin në Pogradec?
Bardhyl Berberi
Gjatë koncertit që këngëtarja e njohur serbe Svetlana Raznatoviç, e njohur me emrin e artit Ceca, që dha në Ohër verën e kaluar, patëm mundësi të zhvillojmë një bashkëbisedim rreth ardhjes misterioze të burrit saj Arkanit dhe Cecës në vitin 1996 në Shqipëri konkretisht në Tushemisht dhe në Pogradec.
Kush është Svetlana Raznatoviç ,emri i artit Ceca
Ceca ka qënë e martuar me Arkanin, emri i vërtetë i tij ka qënë Zeljeko Raznatoviç. Arkani ka qnë lideri i grupit famëkeq paramilitar ushtark “Tigrat”, i krijuar në vitin 1995. Tani këngëtarja famoze serbe Ceca është duke ndjekur një karierrë të pasur që kur ishte 14 vjeç kur ajo ka nxjerrë diskun e parë duke u ngjitur shumë shpejt në majën e suksesit. Fillon të këndojë që në moshën 10 vjeç duke ngjitur shkallët e suksesit me muzikën e saj Turbo –Folk, një version modern i muzikës folklorike serbe. Muzika është ëndrra ime, thotë ajo. Ceca ka dy fëmijë me Arkanin: Velikon dhe Anastasian.
Në janar të vitin 2000 Arkani vritet nga një pritë në hollin e një hoteli me tre yje në qendër të Beogradit. Më pas Ceca arrestohet sëbashku me 318 persona të tjerë, e akuzuar si e dyshuar e cila ka strehuar Milorad Lukoviç, ish shefi special i “Beretave të kuqe” dhe mikun e tij Dushan Spasojeviç, të cilët i ka strehuar në shtëpi, pak para vrasjes së Xhinxhiçit, ish-kryeministri serb i asaj kohe. Ceca akuzohet gjithashtu se kishte ndihmuar me para familjken e një të dyshuari tjetër që ka qënë në grupin kriminal. Në këto kushte 50 komando me maska dhe automatikë rrethuan shtëpinë e saj pranë FK Obilic, Gospodara Vuvica 120 në Beograd. Policia sekuestroi një sasi të madhe paisjesh ushtarake në shtëpinë e këngëtares. Por ndonëse hetimet treguan se Ceca ka qënë në kontakt me dy të dyshuarit para vrasjessë Xhinxhiçit, më pas ajo lihet e lirë.
Vazhdon karrierën e këngës edhe pas vrasjes së të shoqit, luan pjesë folklorike. Është diçka midis Folkut dhe Popit, thotë Ceca, që më tërheq shumë dhe jam krenare thotë ajo për stilin e muzikës sime dhe më ngajnë shumë me muzikën europiane.
Muzika për Cecën është dashuria e saj e madhe, ajo e shlodh jashtë mase. Unë jam dëgjuese e madhe dhe të gjitha shqisat e mia janë të lidhura me muzikën, thotë ajo. Më poshtë Ceca spjegon se vdekja e Arkanit ka ndikuar për vetë faktin thotë ajo se me Arkanin jetoja si një Princeshë dhe isha një lule e bukur për të por dhe ai bënte gjithçka për mua për karierën, por atë natë janari të vitit 2000 që më vranë burrin brenda natës u bëra e fortë tamam si një mashkull. Nuk ishte e lehtë për mua, kam pasur një jetë që iu ngjante përrallave dhe realisht me Arkanin kam jetuar si në përrallë, por kuptohet, thotë Ceca, tani jam e zgjuar nga ky realitet i egër.
Në bashkëbisedim me gazetarët e shumtë që i drejtonin pyetje pas koncertit Ceca e përshkoi Arkanin si një baba të kujdesshëm të dy fëmijve të saj.
Një burrë, thotë Ceca, që nuk do ta harroj kurrë. Dashuria ime për Arkanin nuk do të shterojë kurrë dhe deri në fund të jetës sime nuk do të dua ndonjë burrë sa kam dashur Arkanin dhe për këtë jam 100 % e sigurtë. Por ndërkohë që shumë gazetarë i thanë që shumë njerëz mendojnë ndryshe për burrin tuaj e quajnë kriminel.
Ceca qetësisht, por me sy të ndezur i përgjigjet: E di që në Europë e kanë keqkuptuar burrin tim dhe i kanë vënë epitete që atij nuk i shkojnë, por unë dua t’iu them juve që burri im ka qënë një patriot i madh i Serbisë të cilën e donte aq shumë dhe besoj se asnjë njeriu nuk mund të ndalohet që të dojë vendin e tij. Unë kam qenë një grua e re atëhere e brishtë delikate dhe nuk mund të shikoja burrin tim si kriminel dhe si vrasës të lidhur me botën e dhunës dhe të krimit. Pasi kisha dëgjuar nga komisari i policisë së Pogradecit i asaj kohe Besnik Sana, një komisar tepër profesionist që la gjurmë në Pogradec, se Arkani dhe Ceca kanë qenë në Tushemisht dhe në Pogradec, u detyrova ta puesja edhe unë.. Ky fakt me shumë prova nga komisari më shtyu që t’i bëj një pyetje gjatë takimit më gazetarët e shumtë që ndodheshin aty, në një nga sallat e stadiumit të futbollit “Ohrida”, para se të fillonte koncerti në stadiumin e këtij qyteti që u shoqërua nga një pjesëmarrje e jashtëzakonshme.
A ka qënë Ceca në Pogradec?
Pasi qëndroi një çast tepër e qetë, me buzëqeshje ajo ma kthen se nuk mund të quhet vizitë ardhja në atë fshatin turistik të Tushemishtit dhe më pas një xhiro anembanë nëpër qytetin e Pogradecit pa zbritur nga makina. Do të më falësh për datën e saktë, thotë ajo, por ka qenë qershor i vitit 1996 dhe unë isha në Ohër me Arkanin, nën shoqërinë e një tregëtari të fuqishëm nga Dibra e Maqedonisë, të më falësh se nuk po më kujtohet tani emri i tij, por fatkeqësisht pas pak kohësh ai u vra dhe për këtë më erdhi shumë keq. Pra ishim të tre: unë, Arkani dhe ai biznesmeni shqiptar nga Dibra e Maqedonisë, të cilin Arkani e kishte shumë mik. Më duket e quanin Petrit. Ishte idea atij biznesmenit që të shkonim në Shën Naum dhe më pas të kalonim kufirin dhe të hanim një drekë tek fshatin i parë sapo kalon kufirin. Arkani nuk deshi në fillim, por pas këmbënguljes biznesmenit se ishte një fshat i bukur dhe gatuhej tava e atij peshkut të rrallë të koranit. Arkani ishte shumë i kujdesëshëm në lëvizje, por më pas u bind që të përdorte një pasaportë tjetër, jo me emrin e tij të vërtetë, por me një emër tjetër edhe unë kisha pasaportë rezervë me identitete tjetër. Lamë makinënë tonë luksoze në Ohër dhe kaluam kufirin me një xhip me targa të Ohrit, i gjithë ky inskenim ishin idetë e Arkanit. E kaluam kufirin normalisht pa problem me pasaportat me identitet tjetër dhe u futëm në Tushemisht, një fshat shumë i bukur i futur në breg të liqenit. Dukej një fshat i pastër oriental dhe shumë i virgjër. U futëm në një lokal fare pranë kufitit i cili kishte një hauz të madh uji me peshq. Ishte shumë bukur, dikush që shërbente na tha që uluni këtu tek kjo tavolina ku qëndronte Enver Hoxha për relaks. Atje u ulëm, nën një tendë të hijezuar midis pemëve rrotull duke patur në këmbët tona ujin e peshqit. Kemi ngrënë një tavë me koran që unë do ta mbaj mend gjatë, peshkun e kapën në syrin tonë aty në hauz si tip pishine dhe na i gatuan. U kënaqëm, ishte një reaks i vërtetë. Më pas bëmë një shëtitje nëpër qytet me makinë pa dalë prej saj. Më thanë, ky është Pogradeci, qytet i bukur, por m’u duk i varfër, me rrugë me gropa dhe ca ndërtesa uniformë. Më pas u larguam, kam bërë dhe shumë fotografi tek ky lokal, na nxirrte biznesmeni nga Dibra…edhe mua dhe Arkanin. Mbasdite u larguam. Ishte një relaks i vërtetë…
Më pas Ceca më dhuroi diskun e saj të fundit dhe një kasetë të martesës së saj me Arkanin. Ishte shumë e sjellshme dhe e thjeshtë.
Si e investigoi ish-komisari Besnik Sana hyrjen e Arkanit në Tushemisht?
Ish-shefi i komisariatit të policisë së Pogradecit në vitin 2002 Besnik Sana, një profesionist i vërtetë, sapo emërohet në Pogradec shef komisariati filloi të investigojë këtë ngjarie që qarkullonte në Tushemisht në formën e një thashethemi. Disa djem të rinj në Tushemisht kishin njohur Cecën pasi ishin adhurues të muzikës serbe dhe veçanërisht të Cecës sepse kanalet serbe ndiqen që nga vitet 70 shumë pastër në këtë zonë pa patur nevojë as për antenë. Ky thashethem e çoi komisarin Sana që ta hetojë këtë ngjarie duke kontrolluar dokumentacionin në doganën e Tushemishtit.
Një buzë mbrëmje duke pirë kafe në Tushemisht e pyes miqësisht komisarin Besnik Sana se ‘deri ku ke vajtur më Arkanin dhe Cecën’.
Qeshi, mos u nxito ta botosh në gazetë se popërpiqem të gjej fotot, do të më vijnë nga Dibra e Maqedonisë, nga një shok i Petrit Amos që ka qënë me Arkanin dhe Cecën dhe më pas do të dali e plotë se kalimin këtu në doganë e kanë bërë me emra të tjerë…por ende pa mbushur 6 muaj komisari Besnik Sana transferohet nga Pogradeci dhr misteri i asaj ngjarje më mbeti në mëndje. Kjo më detyroj që ta pyes Cecën dhe të marr prej saj përgjigjen e mësipërme. Në një bisedë telefonike, ish-komisari i hekurt i Pogradecit në atë kohë Besnik Sana më thotë se po përgatit pjesën e dytë që lidhet me ardhjen e Arkanit në Pogradec dhe ka zbuluar një të vërtetë tjetër të hidhur të kasapit të Ballkanit…