Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares, Shyqyri Rreli

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Dinamos dhe Tiranës njëherësh dhe ish-trajneri i kombëtares, Shyqyri Rreli. I lindur më 18 maj të vitit 1930, Rreli e ka kaluar pjesën më të madhe te karrierës te Dinamo, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Tiranën dhe Erzenin. Ai ka një karrierë të pasur edhe si trajner, duke drejtuar kombëtaren shqiptare në periudhën mes viteve 1982-1985 dhe 1988-1989. Më tej ai ka drejtuar kombëtaret Shpresa, 17 Nëntorin (sot KF Tirana), Teutën dhe Shkumbinin. Rreli ka regjistruar suksese të rëndësishme me moshat e Kombëtares, duke fituar dy tituj Ballkanikë për të rinj, ndërkohë që me Shqipërinë U21 shkoi nder 8 më të mirat në EURO 1984. Ai është nderuar me çmimin “Mjeshtër i Madh” nga ish-president Alfred Moisiu, kurse më pas Bamir Topi, në vitin 2017, i dha çmimin “Nderi i kombit”.

Please follow and like us: