Albspirit

Media/News/Publishing

Artur Spanjolli: Koncepti i kohës dhe iluzioni i saj

 

Koncepti i kohës është i lidhur pazgjidhshmërisht me materien. Me frekuencën tonë që është vendosur, lidhur, tek materia. Ka shumë kohë dhe shumë koncepte njerëzore të kohës. Koha mund të jetë lineare, qarkore, spirale që kthehet, por jo në të njëjtën pikë. Kthehet, por kurrë njëlloj. Është e ngjashme, por jo e njëllojtë, pra ciklike. Koha në mendjen tonë është një iluzion. Vetëm njeriu e mat atë në bazë të ciklicitetit të stinëve, viteve, shekujve. Në të vërtetë, e parë nga Përjetësia, koncepti i kohës është një pikë e ndalur, që rri statike, në gjendje drite, nga ku Arketipi ynë i Përkryer, plot dritë, vështron kohët që procedojnë drejt zhvillimeve të tyre. Në këtë koncept, prej pikës fikse të Përkryerjes, ne mund ta kemi kohën në pikën e 2000 vjet përpara fillim i erës sonë, mund ta kemi në 2033, pas Krishtit, por mund të shohim dhe zhvillimin e kohës së 4000 pas Krishtit, ku njeriu përkryhet shpirtërisht dhe përgatitet për Përjetësinë. Koha pra është relative dhe e lidhur me shpejtësinë, siç na mëson Ajnshtajni. Po të udhëtojmë në dimensione të tjera, në frekuenca të tjera kohe- jetët dhe botët jetojnë ose më mirë zhvillohen në shumë tipe frekuencash – ne mund të shohim se si koha ka parametra të tjera më të shpejta dhe më të ngadalta. Koha në tokë është e lidhur dhe me gravitetin. Sa më i rëndë të jetë graviteti, aq më ngadalë ecën koha. Sa më i dobët të jetë ai, pra materia lehtësohet dhe aq më shpejt ecën koha, si në gjendjet shpirtërore të njerëzve. I lumtur, koha fluturon, i rëndë, koha ecën me zor, si në një makth. Pra, Arketipi ynë plot dritë, ai final, që do të shohë dritën pas shumë reinkarnimeve, për t’u përmirësuar, gati të pafunda, sheh si në ekrane televizori, kohërat njerëzore dhe i ka ato si përpara, në mes apo mbrapa. Kështu mund të gjendet në kohët e Ilirëve, ku mund të jetë banor Taulant, por mund të jetë dhe luftëtar i Skënderbeut, ashtu si mund të jetë bashkëkohës i presidentit aktual të SHBA apo njeri i vitit.

…Vijmë te viti 3678, kur për t’u spostuar nuk përdor më avionin- i pakonceptueshëm në kohërat e Krishtit, por spostohet duke u disintegruar në Tiranë dhe duke u reintegruar në Londër apo New York, duke hyrë nëpër dimensionet, frequencat e tjera të ekzistencës. Kur njeriu i shkencës do të zbulojë ligjet e dritës, atëhere kjo mund të ndodhë. Koha pra është një koncept abstrakt i krijuar nga llogjika njerëzore. Përjetësia ka gjithmonë një gjendje drite që transformohet sipas dëshirës sonë, kur të jetojmë në dimensione drite. Pra ekzistojnë kohët dhe jo koha. Relativiteti i kohëve është dhe relativiteti i konceptit tonë mbi kohën. Mund të jetë e ngjarë që në dimensjone të tjera, paralelisht me kohën njerëzore, arketipet tona më të avanzuara ose më të prapambetur si koncepte, (njeriu primitiv i pazhvilluar dhe njeriu i 3000 më i avancuar civilisht) ecin duke bërë paralelisht dhe ecurinë tonë, teknologjike, shpirtërore, mendore. Fenomeni, mising time, e vërteton që materia mund të spostohet në dimensione të tjera, ku një orë ose një ditë njerëzore, ose një javë tokësore, është veç një grimcë sekonde përjetësie dhe ku ora e dorës e të spostuarit në dimensione të tjera, nuk pëson asnjë ndryshim. Mbetet ora e hyrjes në dimensione të tjera. Enigma e kohës është enigma e konceptit tonë mbi kohën. Ajnshtajni e ka shtjelluar mirë duke e vënë në relacion dhe me shpejtësinë, por ky është vetëm fillimi i kuptimit të konceptit të kohës.

Kemi kohë që varen nga perceptimi ynë, pra kohë që lidhen me ritmin, trysninë, intensitetin e ngjarjeve historike, pra kohë të rëndësishme me ngjarje të mëdha dhe kohë të qeta, si pushtimi osman në Shqipëri ku nuk ndodhte gati asgjë, siç vëzhgon Luan Rama. Kemi pra kohë pa kohë. Por po të spostohemi në hapësirën kohore të Universit dhe të hulumtojmë kohën njerëzore, atëhere gjërat ndryshojnë. Ne si në rastin e Arketipit tonë shpirtërisht të avancuar, plot dritë, dhe këtu, ne mund ta vëzhgojmë kohën njerëzore që nga fillimet e saj 20000 vjeçare psh. Pra, duke fluturuar magjikisht në hapësirën kohore me shpejtësinë e dritës atëhere do të shihnim një tokë në fillimet e saj. Ashtu sikundërse yjet që shohim tani, janë yjet, ose zjarri i tyre i 1000 vjetëve më parë dhe jo siç ato gjenden në këtë moment. Pra hapësirat e mëdha bëjnë që koha të vonohet. E ngadalësojnë kohën. Koha pra nuk është vetëm një iluzion, por ajo është dhe relativitet ndjesor i shqisave tona. Kujt i shërben koha atëhere? Pse i duhet njeriut koncepti i kohës? Linja e zhvillimit njerëzor, ka dy linja horizontale paralele: Ai shpirtëror dhe ai teknologjik. Ai teknollogjik është linear, gjithmonë në rritje dhe pasurim. Ai shpirtëror është i luhatshëm. Njerëzimi ka momente drite, njerzillëku, civilizimi, por dhe momente kafshërie, egërsimi, ku tjetërsohet dhe nuk progredon shpirtërisht, por bëhet i egër, mizor dhe humb besimin tek njerzillëku. Sidomos në kohë krizash të thella ekonomike, konfuzjone bindjesh fanatike, ku respekti për njerëzimin humb dhe flitet me gjuhën e violencës (Hitleri, Musolini, Allende, Pinochet, Sadam, terrorizmi i çdo lloji, e të tjerë). Koncepti i kohës me brengat, me kujtesën, me faljet, me gabimet nga të cilat njerëzimi do të mësojë, me fetë monoteiste, me historinë, pra ky koncept kohe e bën njeriun të ndërgjegjësohet dhe të ngrihet shpirtërisht dhe moralisht. Duke reflektuar mbi kohën, njeriu i sotëm falë teknologjisë dhe kujtesës, shkëmben informacione dhe elaboron më mirë të ardhmen. Koha është për njerëzit ndërgjegjësimi mbi iluzjonin e saj, është matje e saktë e ecurisë së tij në aksin e shekujve, është përmbledhje e fakteve, e historisë nga ku mund të dalë fitimtarë drejt kuptimit mbi natyrën relative të saj.

Ashtu siç mendojmë që e gjithë hapësira është atje jashtë, po ashtu duhet të mendojmë që e gjithë koha është në hapësirë. Yjet më të afërt ne i shohim siç ishin 1000 vjet më parë ndoshta, pra drita e tyre që ne shohim në kohë reale, është ajo e 1000 vjetëve më parë, për arsye të hapësirëkohës së madhe distancore. Yjet më të largët, në kohë reale, akoma i shohim siç ato ishin ndoshta 10 000 vjet më parë. Pra koha që do të përshkojë drita për të ardhur deri tek ne është e pamatshme, pra shumë e largët. E njëjta logjikë tani, por në të kundërtën. Pra nëse nga një pikë e largët kohëhapësirë unë eci duke u larguar nga drejtimi i tokës, atëhere koha ime pëson një hark, harkohet dhe unë shkoj drejt së shkuarës. Unë pra shoh tokën si ishte 300 vjet më parë. Pika e takimit të harkut tim përputhet me hapësirën kohore para 300 shekullore të tokës, pra gjatë evenimenteve të revolucionit francez, pra unë shoh, përjetoj nga larg, bëj pjesë tek ajo kohë historike. Nëse afrohem dhe eci në drejtim të tokës, atëhere harku im përthyhet drejte së ardhmes dhe unë jam pjesë e së ardhmes 300 vjeçare të planetit tokë. Pra çdo gjë ekziston e tëra. E shkuar, e tashme, e ardhme, ekzistojnë bashkëkohorisht.

Ashtu si në një film i cili ekziston i tëri në celuloid, fragment pas fragmenti, ashtu edhe koha ekziston e tëra. Vetëm percepimi ynë i rremë e bën që ta kuptojmë sikur rrjedh, fragment pas fragmenti, duke përjetuar, një herë, vetëm të tashmen. Vetëm se me filmin, ne po të duam e kthejmë mbrapsh kohën e ndalojmë, shkojmë në fillim të historisë, kurse në natyrë, ligjet e fizikës, graviteti nuk e lejon këtë gjë. Perëndia ose Llogjika e Universit nuk i lejon eksperimentet të tilla. Siç sugjeron dhe Anjshtajni, graviteti mund të influencojë kohën. Ashtu siç mund ta influencojë dhe shpejtësia e dritës. Sa më e fortë është forca e gravitetit, aq më shumë koha ngadalësohet dhe e kundërta. Afër vrimave të zeza në hapësirë, koha ngadalësohet aq shumë sa mund të themi që nuk ecën fare. Pra dy orë përreth vrimës së zezë, vlen sa 50 vjet kaluar mbi tokë. Duke ngadalësuar kohën mund të ngadalësojmë dhe plakjen. Dhe kur kthehemi në tokë pas udhëtimit do të gjejmë një planet të plakur 50 vjet, ndërkohë që ne jemi plakur vetëm dy orë. Mund të shkojmë dhe prapa në kohë sipas ekuacionit të Anjshtajnit falë “wormhole,” i cunicoli del tempo spazio temporale che collegano due punti spaziotemporali diversi”. Por ligjet e Universit me rregulla të pandryshueshme ndalojnë këto udhëtime. Sepse po të kthehemi në kohë dhe të modifikojmë evenimentet, atëhere dëmtohet e tërë logjika e rrjedhës së Universit që ka ndodhur tashmë. Nëse kthehemi në kohë dhe vrasim Hitlerin në kohë, pushkatojmë Lenini, fusim Ajnshtajnin në burg nazist, etj, atëhere kjo do të demtonte rrjedhën harmonike të Universit. Koha ecën vetëm përpara si e konceptojmë ne njerëzoret, sepse ligjet e fizikës nuk e lejojnë ecjen e saj ndryshe… Që nga rasti i gjumit të gjatë 57-vjeçar të grekut Epimenide, duke vazhduar me 7 të përgjumurit e Efestit të cilët fjetën tek shpella për 3 shekuj duke u zgjuar papritur në një epokë tjetër shumë të largët, kohë pashkësh, duke vazhduar me historitë më të afërta si ajo e Travis Walton në 1975 i cili kur u kthye pas një jave, kishte akoma tek ora e dorës kohën e zhdukjes, aeroplanë që zhduken dhe rishfaqen pasi janë zhdukur nëpër dimensione të tjera; psh në vitin 1897 në një qytetin rus të Tobols, një njeri i veshur në mënyrë të çuditshme, thotë se ka lindur në vitin 1975, në të njëjtin qytet që nuk e njeh më. Në Broduew, New York, në vitin 1952, një burrë i veshur si në kohët e shkuara, i hutuar nga trafiku shtypet nga një makinë dhe vdes. Në morg i gjejnë një sahat të vjetër, një thikë xhepi njëqindvjeçare dhe kur i shohin kartën e identitetit, ishte shkruar se kishte lindur 90 vjet më parë. Policët zbuluan se rruga e banesës së tij kishte 50 vjet tashmë që emërtohej ndryshe. Flitej për njeriun më të vjetër të qytetit, zhdukur rreth 70 vjet më parë. Atëhere udhëtime në kohë, teletrasporti, aeroplanët e zhdukur që ulen pas 37 vjetësh si rasti në Amerikë, ekzistojnë. Rasti i Gil Perezit, i cili në 24 tetor të 1593, ishte me shërbim tek pallati i Guvernatorit në Manila, u përgjum pak dhe u gjend i katapultuar në Meksikë, tek Plaza Mayor tek Qyteti i Meksikës, ku edhe e futën në burg se iu duk si spiun. Më pas, u vërtetua vrasja e Guvernatorit, që ai e dinte nga një marinar, i cili muaj më vonë erdhi na Manilat dhe e pohoi që Gil Perez ishte roje ushtarake në Manila. Ndoshta rasti më domethënës është incidenti në pyllin e Rendlesham mes 26 e 28 të vitit 1980. Sergente Penniston e preku piramidën triangolare që dukej si çelik i shkrirë një bllokësh, me hieroglife të pakuptueshme dhe një dridhje elektrike e përshkoi në trup. Sequencën 01 të kodit Binar, (i vetmi kod universal i përkthyeshëm në hapësirë). E përkthyer në anglisht ajo thoshte: ‘Eksplorimi i njerëzimit për progresin e planetit’, pra një objekt i ardhur jo vetëm nga dimensione të tjera më të avancuara të së ardhmes, por dhe që kontrollon, teston zhvillimin teknologjik njerëzor… Shembuj të tillë janë të pafund, por që na bëjnë të reflektojmë mbi kohën. Përkundrazi: Mbi Kohët. Atëhere, qoftë për ndërhyrje Hyjnore, qoftë për ndërhyrje të Udhëheqësve që Qeverisin Universin, ose që e njohin Universin, këto fakte dëshmojnë se kohët janë të ndryshme, dimensionet janë të pafunda dhe Universi është shumë më i ndërlikuar, më kompleks dhe më perfekt dhe i shumllojshëm nga çfarë inteligjenca njerëzore kupton. Pra flitet jo për Univers, por për Multiunivers. Shumë universe, me ekzistenca, me kohë, me ligje dhe me dimensione nga më të ndryshmet. Ashtu sikundërse dhe ekzistenca jonë në tokë është një iluzion fluturak, dhe ne, na shket, na fshihet, na maskohet e Vërteta.

Ka dy koncepte, ose dy forma për të parë kohën. Njëra është nga këndvështrimi njerëzore. Pra koha si e koncepton njeriu. Dhe aty koha është e lidhur me evenimentet, me peshën dhe rëndësinë e saj në momente të caktuara historike, kemi kohë të qeta, të paqta, të ngadalta ku nuk ndodh asgjë, por kemi dhe kohë të shpejta, ritmike si kohët e sotme moderne ku gjithçka pulson me një ritëm jashtë natyrës njerëzore dhe jashtë ritmit biologjik të vetë jetës në tokë. Kemi kohë të rënda dhe të egra, pika kyçe të kohës kur ndodhin ngjarje të mëdha, si revolucjonet, fillimet e luftërave botërore, rënia e murit të Berlinit, që shënojnë ndryshime të mëdha, epokale në tokë. Pra çdo njeri ka një matës përsonal të kohes që varet ku gjendet dhe çfarë bën. Kur një njeri ulet afër një vajze të bukur, thotë Ajnshtajni, një orë duket një minutë, kur ulet mbi një hekur të nxehtë, një minutë duket një ore, ky pra është relativiteti i kohës. Kemi dhe kohë të ngadalësuara në maksimum. Në këto raste pra, koha matet nga shqisat dhe nga perceptimi njerëzore.

Kemi dhe konceptin universal të kohës, atë që shkenca mundohet ta shtjellojë. Pra koha si koncept i lidhur pazgjidhshmërisht me hapësirën, me shpejtësinë dhe me gravitetin. Koncepti i dytë është pa dyshim më i vështiri për t’u trajtuar, më kompleksi për të hedhur hipoteza dhe për t’u argumentuar, edhe pse shkenca po bën hapa përpara për të vërtetuar relativitetin e kohërave dhe ekzistencën e dimensjoneve të tjera. Në “Acceleratore di particelle” në Gjenevë, kur shkencëtarët të vërtetojnë humbje energjie pas përplasjes së grimcave me njëra-tjetrën, atëhere do të vërtetojnë dhe ekzistencën e dimensjoneve të tjera. U mundova të shtjelloj në mënyrë sipërfaqësore që koha është një iluzjon i perceptimit njerëzore të saje. E gjitha ekziston në vizionin e Kozmosit, vetëm pra se ligjet e fizikës nuk e lejojnë ta depertojmë. Ndoshta më vonë, me njohjen e mëtejshme të universit, të ligjeve të saj dhe të ligjeve të dritës, njeriu do të dijë ta njohë atë më mirë dhe ta manipulojë për të mirën e njerëzimit.

Please follow and like us: