Albspirit

Media/News/Publishing

Marin Soresku: Kërmilli!

 

Marin Soresku: Kërmilli

 

Mbylli sytë mirë kërmilli

me dyll,

kokën mbështetur në kraharor

vështron i shtangur

në vete.

 

Përsipër i rri

shtëpia –

kryevepër e tij,

prej së cilës gërditet.

 

Rreth shtëpisë

është bota.

Ç’mbetet nga bota,

e shprishur andej-këndej

Pas rregullash të posaçme,

nga të cilat gërditet.

 

Dhe në mes të mesit,

të kësaj gërditjeje rruzullore,

ndodhet ai –kërmilli,

prej të cilit gërditet.

 

Please follow and like us: