Anila Kalleshi: Si të kurojmë me ushqime tiroiden?
Jetojmë në një botë mjaft të egër dhe fatkeqësisht jemi dëshmitarë të rritjes të një sërë patologjive, ku një vend shumë të rëndësishëm zënë dhe problemet me hormonin e tiroides. A e dini se hormoni që zëvendëson tiroiden, në fakt është në vendin e katërt në shitjen e ilaçeve në botë, një fenomen ky i paimagjinueshëm vetëm gjysmë shekulli më parë. Dhe jo rastësisht, shumë gjëra kanë ndryshuar gjatë viteve të fundit.
Ndërsa zhvillimi industrial vazhdon, ekspozimi ndaj ndotësve të agjentëve fizikë është rritur. Prodhimi dhe akumulimi i substancave xenobiotike janë rritur në mënyrë te ndjeshme, dhe në sajë të industrive ne ushqehemi në një mënyrë shumë të ndryshme. Produktet e modernitetit janë në gjendje të zhvillohen në mjedise të ndryshme klinike, duke filluar nga programimi i fetusit.
Gjashtëdhjetë vjet është një moment për evolucionin. Dhe, kur organizmi është i ekspozuar ndaj ndryshimeve të shpejta, sëmundja është një përgjigje e pashmangshme mbrojtëse. Patologjitë me të cilat përballen mjekët janë gjithnjë e më shumë një marrëdhënie e domosdoshme me stilin e jetës perëndimore dhe ekspozimet e tij tipike. Prandaj duhet nevoja për informacion, modele të reja patogjene dhe diagnostike dhe terapeutike në këtë drejtim.
Si dhe çfarë mund të bëjmë me njerëzit që janë te përfshirë në sëmundjen e tiroides? Në vend që të merremi vetëm ilaçet në duhet të identifikojmë shkaqet e mundshme dhe në këtë mënyrë do t’a kurojme tiroiden!
Një nga mënyrat më të mira për të ndihmuar tiroiden është të ushqehemi më me kujdes, duke u shmangur nga ekspozimet e dëmshme.
Fragment nga libri “Si të kurojmë me ushqime tiroiden”.