Pas eksperiencash në Itali, Zvicër, Danimarkë e Dubai, docent i Picerisë në Institutin Kulinar Neranxi
Dikush më pat thënë “ushqimi do kripën, piperin, por dhe pak nga zemra që të këtë atë shijen unike”, na thotë Bekim Kryeziu, ose docenti i ri kurseve të Picerisë në Institutin Kulinar Neranxi.
Kur e pyesim se si është lidhur me artin e shijes së brumit dhe përpunimit te tij me erëza e salca ai na thotë se gjatë dhe pas përfundimit të arsimit te mesëm të përgjithshëm, gjatë viteve 1992-1996 në qytetin e Durrësit, ai kish punuar si bukëpjekës dhe më vonë, gjatë periudhës 1996-1997 kur u thirr nën armë për te kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe aty pata fatin e mirë që të punoj në kuzhinë për t’i shërbyer shokëve si kuzhinier dhe lidhur fort me pasionin e artit të gatimit.
Më pas, na tregon Bekimi, gjatë qëndrimit në Itali kam punuar si bukëpjekës dhe me pas si pizzaiolo ku gjithashtu mësova dhe shijen italiane të ushqimit. Sipas meje nëse doni ushqim më shumë se të mirë, duhet të hyni në shtëpitë e italianëve.
Në fakt, Bekim Kryeziu, përvec Italisë, ka pasur fatin e mirë të punojë në shumë shtete të tjera përqark globit. Në Europë, Zvicër, Islandë, Danimarkë, etj ku ka pasur disa eksperienca. Në Lindjen e Mesme, në Dubai ka qenë pjesë e skuadrave përgatitore për hapjen e disa restoranteve të suksesshme dhe resorteve de Lux me detyrë si Head Chef ose Sous Chef.
“Duke punuar për kompaninë që më rekrutoi – na tregon Bekim Kryeziu – kam pasur fatin e mirë që të trajnohem dhe si menaxher i mirë për administrimin e kuzhinës si dhe gjithashtu të bëj punë shtesë duke asistuar hapjen e restoranteve në portofolin e kompanisë në Iran, Oman, Katar etj. Nuk duhet harruar edhe eksperienca në Vietnam, apo atë në Australi. Udhëtime plot me eksperienca të bukura, të paharrueshme dhe miqësi të reja”.
Se fundmi ai është bere pjese stafit mësimdhënës te Institutit Kulinar Neranxi me i madhi ne Shqipëri dhe jep lenden e Pizzaiolit e drejton keto kurse.
“Tju them te drejtën ndihem mire, i mirëpritur i vlerësuar nga koleget dhe nxenesit dhe me mundësi per tu rritur. – vazhdon Bekim Kryeziu te na tregoje – Pjese klasave ku unë jap mësim kam një shtrirje moshe nga 15 vjec deri ne 45 vjec, pjese e biznesit apo nxenes shkolle dhe është bukur kur ti i sheh te gjitha këto mosha sa mire ndërveprojnë për te mësuar sa me shume, por dhe për sa te interesuar janë për skuadrën ku bejne pjese.
Këtu gjej rastin te falënderoj skuadrën e IKN dhe presidentin e saj z. Nikollaq Neranxi për këto mundësi qe na jep” – perfundon Kryeziu.