Albspirit

Media/News/Publishing

Spiunët e UDB në Kosovë, kërkohet hapja e dosjeve e politikanëve, akademikëve, publicistëve

“Unë mendoj që për këto dosje duhet të bashkëveprojnë  CIA me AKI-në, nëse dëshirojmë ta kemi një pastrim total dhe hetim ligjor dhe të drejtë, përndryshe kushdo që do të tenton ta hapë këtë çështje të spiunëve të UDB-s në parlament, kam frikë se të nesërmen do të gjendet i vrare nga këta të njëjtit spiun që veprojnë si rrjetë i mirë organizuar në shtetin e Kosovës edhe pas këtyre 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë”, thotë analisti politik, Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse është folur shumë dhe është debatuar për prezencën e ish spiunëve të UDB-së, regjimit serbo jugosllav në institucionet e Kosovës, nga një legjislaturë e Kuvendit në një tjetër, pak kush beson që së paku në këtë legjislaturë të re, do të mundë të iniciohet bërja e Ligjit të Lustracionit dhe hapja e dosjeve të spiunëve të ish regjimit të kaluar.

Image
Dardan Grapci

E lidhur me këtë, analisti politik, Dardan Grapci thotë se është tepër shqetësues fakti  që  akoma kemi njerëz të UDB-së në të gjitha nivelet në Kosovë, deri në pozita të larta të institucioneve të drejtësisë, këshilltar në presidencë dhe këshilltar ministrash e të kryeministrit, dhe askush nuk po interesohet që të hapë dosjet, të dekonspirohen, izolohen dhe përjashtohen nga jeta publike dhe institucionet e shtetit spiunët e tillë.
“Nuk besoj që do të kemi ndonjë iniciativë serioze as në këtë  legjislaturë të re në Kuvendin e Kosovës, me të cilën iniciativë do të hapej çështja e spiunëve të UDB-së. Unë këtë bindje e kamë shumë serioze sepse tani më dihet fare mirë që akoma, shumica e politikaneve të Kosovës, sidomos ata të gjeneratave të viteve vitit 60-70-ta, janë edhe tani ose  kanë qenë pjesëtar të këtij shërbimi sekret”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Please follow and like us: