Albspirit

Media/News/Publishing

Sot, 465 vjet më parë, dom Gjon Buzuku përfundoi në shqip veprën e tij “Meshari”

Një libër i zhdukur përmbi dy shekuj me radhë e që i gjendet vetëm një ekzemplar (të cilin në origjinal e ruan Vatikani)

 

Shkruan: Lekë Mrijaj

Shumë studiues të huaj e vëndor si: Imz. Pal Skiroti, Ignjac Zamputi, Atë Justin Rrota, M. Roques, G. Schiro, G. Petrotta, N. Jokli, E. Çabej, I. Zamputi, C. Tagliavini, N. Resuli, M. Camaj , E. Sedaj, V. Putaneci, T. Lladani, Bardhyl Demiraj, Evalda Paci, Zef Chiaramonte, Anton N. Berisha, Isak Ahmeti, Moikom Zeqo e shumë të tjerë., permes hulumtimeve të tyre shkencore faktike këta studiues kanë konstatuar saktësisht në bazë të gjetjeve të imz. Nikollë Kazazit, se vepra “Meshari” është perkthyer nga italishtja dhe latinishtja e shkruar në shqip 465 vjet me parë nga Jezuiti, dom Gjon Buzuku.

Vepra “Meshari” është nisur së shkruari më 20 mars 1554 (M.D.L.IV) e finalizuar me 5 janar 1555 (M.D.L.V) nga kleriku shqiptar jezuit dom Gjon Buzuku, i cili vie nga veriu i Shqipërisë (sipas studiuesve mendohet të jetë nga Kraja) e që ishte famullitar i një Kishe Apostolike jo larg vendit të botimit të librit, në treva e Ulqinit, Tivarit apo në Bregun Dalmat ose Venedik, për të cilin edhe me konkret e themi lirëshëm se llogaritët së është autor i parë i plejadës së shkrimtarëve shqiptar.

Siq thuhet nga shumë studiues, Buzuku, ka jetuar nē Adriatikun Verior, në Republikën e San Markos, apo ndoshta në vetë rajonin e Venedikut (i shkolluar si meshtar) që do të thotë si refugjat pas pushtimit të Shkodrës nga otomanet me 1479.

“Meshari” i Gjon Buzukut siq thuhet qartë, ështe një libër shqip me karakter fetar e tekste e psalme biblike, i cili u ka sherbyer nevojave e sherbesave ditore fetare vetë Kishës Apostolike Shqiptare.

Libri “Meshari” është botuar gjatë kohës së Papa Pali IV, i lindur si Giovanni Pietro Carafa (28 qershor 1476 – 18 gusht 1559) i cili mbajti fronin papnor nga vitet 1555-1559.

Libri në fjalë është një libër i zhdukur përmbi dy shekuj me radhë e që i gjendet vetëm një ekzemplar (të cilin në origjinal e ruan Vatikani) në Bibliotekën e Propagandes Fide, afër Romës, në vitin 1740 nga Arqipeshkvi shqiptar nga Gjakova e sotme, imz. Gjon Nikollë Kazazi ( 1702 – 1752 ) kur ky po vizitonte Romën në cilësinë e Arqipeshkëvit të Shkupit andaj edhe menjiherë e njofton Atë Gjergj Guzetën, themeluesin e Seminarit arbëresh të Palermos, për ekzistimin e një ekzemplari të vetëm të Mesharit, duke i dërguar atij, një fragment të kopjuar të këtij “Antichissimo Missale per antichita tutto straciato” të cilin e përmendin edhe rektorët e Seminarit të Palermos, Pal Parrino 1710-1765 e Sepë Krispi 1781-1859.

Ky libër supozohët të jetë i shtypur ne Venedik, i shkruar me alfabet latin të tipit gjysmëgotik me disa shenja shtesë (g, gj, th, dh, z, x, i që i mungojnë alfabetit latin) nga alfabeti cirilik, i ruajtur deri me sot, i cili për nga përmbajtja ka 188 faqe së cilës i mungon kopertina e librit (nën arsyetimin se ndoshta edhe mund të ketë qenë ndaluar nga kisha katolike e Romës) e 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes që janë të grisura ose të dëmtuara.

Siq shohim edhe në librin “Meshari”
(vepër e hartuar nga Gjon Buzuku),
rilexim i Anton N. Berisha, f. 29 (botuar së pari në Kozencë, 2014 dhe botimi i dytë të “Faik Konica”, Prishtinë, 2014), thuhet se ky libër u shkrua me dorë të dom Gjon Buzukut me fjalët e cituara (hartuar nga ai, si një tekst ndryshe nga ai që e njohim) siq vijon: “U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gja të ndigluom n së Shkruomit shenjtë, n së dashunit së botësë sanë desha me ufëdigunë, për sa mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi të ndiglonjinë, përse ata të mundë mernë sa i naltë e I mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë atyne qi ta duonë m gjithë zemër. U lus mbas sodi ma shpesh të uini m klishe, përse ju kini me gjegjuni ordhëninë e Tinëzot. E atë në mrarofshi, Zotynë të ketë mishërier mbi ju… “27./ylliria press/

Please follow and like us: