Xhoi Jakaj: Manuali i postpushimeve!
Sot dita e parë e punës pas pushimeve.
Ekzistojnë tri kategori me rëndësi në marrëdhenie me punën:
- Persona që duan akoma pushime!
- Persona që adhurojnë t’i kthehen sa më parë punës!
- Persona që kërkojnë me këmbëngulje një punë sepse papunësia ju ka ardhur aty ku nuk mban më?!
Në cilën kategori jeni?
Disa këshilla të lehta si ta përballoni stresin e postpushimeve:
- Thelbësore është tё gjeni bilancin e duhur mes njё menaxhimi korrekt tё kohёs dhe impenjimeve të shumta pas pushimeve, si dhe njё verifikimi i pёrpiktё i punëve të mbetura pezull dhe atyre tё programuara .
- Tё japёsh maksimumin nё punё ёshtё e rёndёsishme, por duhet edhe tё pёrballosh detyrat me njё gjendje shpirtёrore tё duhur dhe tё mos sforcosh shumё ritmet kur kthehesh nga njё periudhё relaksi dhe kohe tё lirё.
- Gjithsecili ka nevojё pёr pak kohё në mënyrë që t’i përkushtohet plotësisht punës dhe pёrditshmёrisё së saj.
Në raelitet a ka receta dhe këshillla apo të gjithë janë pre e qetësisë së pushimimeve e java e parë do shkojë e përgjumur për shkak se lënë shenja tek ne pushimet?
Gjithsesi mbani parasysh disa rregulla bazë për ditët e para të kthimit në punë pas pushimeve:
•Përpiquni të ktheheni nga pushimet edhe me mendje jo vetem fizikisht.
•Në punën që bëni, e dëshironi ose jo, gradualisht të ktheheni te obligimet e punës sipas përparësisë.
•Filloni me detyrën më të thjeshtë si p.sh: lexoni postën elektronike apo rregulloni zyrën, sa të ambientoheni.
•Menaxhoni kohën ditore që të mos ndiheni të mbytur me punë.
•Shpesh stresi dhe melankolia ndryshojnë regjimin metabolik të trupit ndaj filloni e stërvituni. Ushtrimet fizike, ecja dhe frymëmarrja e frymënxjerrja e shpeshtë janë ndoshta mënyra më e mirë për të luftuar stresin pas pushimeve.
•Kërkojini ndihmë kolegëve dhe miqve tuaj nêse nuk ia del të kryesh detyren tënde javën e parë sepse kështu ke ndarë një lloj ankthi me të tjerët.
•Mos lini takime për ditën e parë të punës sepse i ktheheni rutinës së pushimeve dhe nuk do jeni të qetë të mendoni për punën por do i ktheheni bisedave të pushimeve.
•Bëni çdo ditë dicka interesante për veten tuaj, mos prisni vetëm pushimet e ardhshme që të ndjeheni të relaksuar.
•Mbani një balancë midis punës dhe jetës personale familjes dhe shoqërisë me miqtë e punês dhe jashtë saj.
•Jepi kohën e duhur çdo aspekti të rëndësishëm të jetës dhe vendos në balancë punën, familjen, hobet dhe miqtë.
•Është shumë e rendësishme dhe e nevojshme të gjeni kohë çdo ditë edhe për veten tuaj sepse kush nuk ka kohë për veten nuk ka efikasitet në punë.
•Gjithashtu shumë e rëndësishme është të bëni aktivitete jashtë axhendës ditore, individualisht apo me kolegët si edhe familjarët për të mundësuar shkeputjen nga rutina stresuese.
•Shmang mendimet dhe ndjenjat negative qê të mos akumulohen duke u bërë problem serioz dhe agravuar deri në stres tê pasherueshëm.
Ky vit qoftë i mbarë pa efekte të dëmshme natyrore, por edhe pa dëme nga dora e njeriut; ata qê janë pa një punë stabël, ardhtë fati i tyre sa më parë, ju që posedoni një punë shërbeni sa më shumë se puna është shendet mendor fizik dhe ekonomik në dobi të personit që e zoteron dhe familjes së atij/asaj.