Albspirit

Media/News/Publishing

Latifi reagon pas arrestimit të Igballe Hudutit

Latifi reagon pas arrestimit të Igballe Hudutit

Publicisti Blerim Latifi thotë se nuk është zgjidhje e duhur arrestimi i Igballe Hudutit dhe të tjerëve sikur ajo. Ai thotë se duhet formë tjetër veprimi, por sipas tij, këtë nuk e duan politikanët për përfitime ryshfeti dhe vote.

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Igballe Hudutin, e cila ishte deklaruar kundër vrasjes së gjeneralit iranian nga ana e amerikanëve dhe këta të fundit i kishte quajtur kriminelë. Ndërsa, publicisti Blerim Latifi, këtë formë nuk e konsideron zgjidhje. Ai thotë se duhet formë tjetër për t’i luftuar ata, e ajo sipas tij është ndërprerja e kanaleve të financimit të tyre. ]“Arrestimi i Igballe Hudutit për deklaratën e saj antiamerikane nuk zgjidh asgjë! Zgjidhja është tjetër kund. Ajo është e thjeshtë dhe efikase: ndërpreni kanalet e financimit të shoqatave të dyshimta, mbyllni qëndrat e tyre të indoktrinimit ekstremist dhe tregoni popullit që këto qëndra janë projekt i UBD-së për t’i paraqitur shqiptarët si popull kulturalisht joeuropian. Por politikanët tanë, të etur për ryshfete dhe vota, nuk e duan këtë zgjidhje”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Please follow and like us: