Albspirit

Media/News/Publishing

I katërti në listë/PD denoncon një tjetër kryebashkiak, i arrestuar në Greqi

Partia Demokratike ka bërë denoncimin e radhës këtë të mërkurë për kryebashkiakët fitues të zgjedhjeve të 30 Qershorit. Kësaj radhe, selia blu kërkon verifikimin për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Në një shkresë dërguar sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, PD kërkon që të verifikohet figura e kryebashkiakut Qerimaj, për të cilin thotë se ka dyshime të arsyeshme se ka qenë i arrestuar ose ndaluar në Greqi në periudhën 1999-2000.

Ky i fundit në një reagim për mediat tha se akuzat e PD-së janë të pavërteta, ndërsa theksoi se ishte i hapur për verifikime.  Por nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, në një deklaratë nga selia blu pyeti kryebashkiakun Qerimaj se çfarë i kujton atij data 25 shkurt e vitit 2000. “Ky është rasti i katërt pas atij të Shkodrës, Vorës dhe Vau të Dejës që konfirmon se Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit të organizuar. Si të tjerët dhe Ismailaj u përbetua se nuk ka pasur probleme në Greqi. Ky është mashtrim. Ai njëlloj si Edi Rama e di se është i dënuar në Greqi. PD po punon dhe shumë shpejt do provojë për opinionin publik se Edi Rama i Mallakastrës ka të shkuar kriminale dhe në bazë të ligjit të dekriminalizimit nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik”, deklaroi Bardhi. Sipas ligjit të Dekriminalizimit, pasqyrimi i të dhënave të pasakta dhe të pavërteta në Formularin e Vetëdeklarimit, përbën vepër penale dhe skualifikimin e menjëhershëm të subjektit nga kandidimi apo ushtrimi i mëtejshëm i funkisonit publik. Në këtë rast, sjell largimin e menjëhershëm nga detyra të kryebashkiakut të Mallakastrës dhe ndjekjen e tij penale.

Please follow and like us: