Albspirit

Media/News/Publishing

Ina K. Zhupa: A u ndryshua ligji ‘Për procedurat e birësimit dhe komitetin shqiptar të birësimit’ për t’i qepur një pozicion të ri gruas së nënkryetarit të Veliajt?

Image may contain: 2 people

No photo description available.

Image may contain: text

No photo description available.

A u ndryshua ligji “Për procedurat e birësimit dhe komitetin shqiptar të birësimit për t’i qepur një pozicion të ri gruas së nënkryetarit të Veliajt? A është bërë gati Denada Seferi (bashkëshorte e Andi Seferit) për kryetare të komitetit, për t’u larguar si drejtoreshë e Programeve të Zhvillimit për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale pas skandalit me “Zyber Hallullin”, transmetuar nga emisioni investigativ ‘Fiks Fare’?

Më 9 Tetor 2019 janë miratuar ndryshimet për ligjin Nr.9695, datë 19.3.2007 “PËR PROCEDURAT E BIRËSIMIT DHE KOMITETIN SHQIPTAR TË BIRËSIMIT”, pas propozimit që kishte bërë Ministria e Drejtësisë.

I vetmi ndryshim që i është bërë ligjit është konkretisht neni 10 i cili përcakton kriteret që duhet të plotësojë drejtuesi i këtij komiteti për t’u emëruar dhe këtu kanë shtruar “Diplomë, shkenca humane”.

Ky ndryshim është propozuar nga Ministria e Drejtësisë, ndërkohë kompetencë që të propozojë legjislacion sipas nenit 9 për përmirësimin e legjislacionit në fushën e birësimit, në interes të fëmijës e ka Këshilli Drejtues i Komitetit. Në këtë rast propozimi s’ka lidhje me fëmijët, por është në interes të drejtuesve që do të emërohen që mesa duket mund t’i kenë paracaktuar dhe po ju qepin vendin me ndryshime ligjore! Në një kohë kur çështje që duhet të rregullohet nga ligji janë të shumta, si mosha e atyre që birësojnë e cila s’ka limit, rregullimet për shtetasit e huaj që birësojnë këtu si rezidentë sa i kontrollon shteti më pas? Sa të sigurt janë? E shumë çështje madhore që lidhen me sigurinë e fëmijëve nuk përfshihen, por bëhet një ndryshim pa pyetur këshillin drejtues, pa konsultë të gjerë në komisionin e ligjeve dhe vetëm për emrin që duan të caktojnë në krye.

A do jetë valle Denada Seferi kryetarja që kanë paracaktuar, duke pasur parasysh edhe lidhjet e saj nga bashkëshorti me fushën e birësimeve? Ngelet për t’u parë!

Një gjë është e sigurt që ngjarja e rëndë e transmetuar në emisionin “Fiks Fare” provoi gjendjen e rëndë ku ndodhen institucionet e trajtimit social të fëmijëve, përkatësisht shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” dhe degradimi i institucioneve shtetërore siç është Drejtoria e Programeve të Zhvillimit për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale në Ministrinë e Shëndetësisë e drejtuar nga Denada Seferi që ka kompetencë këto politika për rehabilitimin e fëmijëve. Do ishte e paimagjinueshme nëse mendohet për një riciklim të saj në një fushë tjetër që ka të bëjë me sigurinë edhe mbrojtjen e fëmijëve jetimë!

Please follow and like us: