Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize F. Elshani: Kanceri nuk zgjedh, por femra ka fuqi hyjnore

Image result for femre me kancer

 

Kanceri nuk zgjedh. Këtë na e tregon fakti se edhe mes më të famshmëve, më të pasurve, ka shumë prej atyre që jane prekur nga kjo sëmundje. Megjithatë, shumë prej tyre ia kanë dalë të kthehen në shëndet të plotë, duke u kthyer më pas në histori frymëzimi për gra të tjera që janë dignostikuar apo dignostikohen me sëmundjen.

Një ditë nuk do kesh flokë, flokët e tua do t’i shohësh në krevat, dysheme dhe kudo, nuk do të kesh qerpikë e as vetulla, po çka ka rëndësi, ti do luftosh dhe do dalësh para pasqyrës duke qeshur dhe duke iu drejtuar se ti mundesh.

Do fillosh të izolohesh, të qash, nuk do të dalësh më jashtë, por ti mundesh ta luftosh, do ngihesh dhe do thuash: Unë mundem.

Do të ndryshosh në fytyrë, nuk do kesh më dëshirë për grim e as për taka pasi këmbët të janë enjtur, por ti mundesh t’ia dalësh ta luftosh këtë.

Ti mundesh si përpara se një eko gjiri të të lajmërojë.

Një eko gjiri po të ftonte për të shkuar në një sallë operacioni dhe ti mundesh: Lufto.

Në një spital plot me njerëz, plot me femra në luftë për të shpëtuar një trup nga i ftohti.

Plot me femra të cilat luftojnë për të rifituar një jetë, për të rindërtuar një familje.

Dhe pas kësaj beteje, e fituar je më shumë se secili, ke më shumë se secili.

Sepse dole fitimtare në betejën më të ashpër, më shkatërruese të jetës, falë forcës së brendshme të femrës, të cilën nuk e ke njohur akoma.

Ti mundesh t’ia dalësh duke u mbështetur në një dorë që të thotë ‘ngrihu’, e ajo dorë mund të jesh edhe ti; të lutem ndihmo dhe shpëto jetë, krijo vetëbesim tek të tjerët, krijo një mundësi për të shpëtuar dikë.

Shpëto jetë sepse ti mundesh

Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, por jo vetëm ky muaj, përditë, përjavë, përgjatë gjithë vitit duhet folur për këtë sëmundje që merr jetë njerëzore, por edhe shpëton nëse muk ligështohesh dhe i dorëzohesh fatit. Bëhu dora e dikujt!

 

Tetor 2014.

Please follow and like us: