Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta spikerja e parë e televizionit shqiptar

Spikerja e parë e lajmeve ka humbur jetën në moshën 91-vjeçare. Stoli Beli është një prej imazheve të vetme të asaj kohe që ndiqej nga shqiptarët në mungesë të shumë programacioneve që kemi sot, e nisi karrierën e saj në gazetari duke raportuar gjithmonë live.

Përveçse ishte spikerja e parë e ekranit të RTSH-së, ajo më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë në Shqipëri. Të gjithë miqtë dhe familjarët e saj janë mërzitur për ndarjen nga jeta të Stolit.

Një nga pengjet e spikeres që lexonte më shumë libra e shihte pak tv kohëve të fundit pasi sipas saj, në to ka shumë politikë, është mungesa e titullit “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

E kanë marrë shumë vete, këngëtarë, artistë, futbollistë, po unë që hodha themelet, që dhashë lajmin e parë në televizionin e parë shqiptar, me 31 vite karrierë, nuk më takon ky titull?, do të shprehej ylli që u shua, por asnjëherë në kujtesë, spikerja e parë e ekranit shqiptar, e Radio Televizionit Shqiptar, Stoli Beli.

Rrëfimi i fundit i spikeres së parë të RTVSH, Stoli Beli

Please follow and like us: