Edlira Gjoni: Ndjesi mëngjesi në një mjedis surreal në Shqipërinë me gjendje të jashtëzakonshme
Lagjia e miliarderëve të politikës majtas, djathtas dhe në qendër
Ndjesi mëngjesi në një mjedis surreal në Shqipërinë në gjendje të jashtëzakonshme e me 12 mijë njerëz që ngrijnë nga të ftohtët në pritje të vendimeve në emë të tyre:
Në ashensor u ndesha me tre zonja e dy zotërinj të niveleve të larta vedimmarrëse që më bënë të ndjehesha e veshur pa lidhje.
Vetëm këpucët e njërës kushtonin sa gjithë veshja ime, bashkë me shpenzimet jetike brenda.
Ditë e zakonshme pune, ndaj hyra në holl me:
– Fund OVS, 28 euro.
– Bluzë ‘Ann Taylor’, 30 dollarë.
– Pallto ‘Tahari’, 99.99 dollarë.
– Këpucë e çantë ‘Tamaris’, 70 e 90 euro.
Dhe të gjitha këto hyjnë tek veshjet e mia “të shtrenjta”, por i kam gjurmuar në sezonin e uljeve dhe jam e kënaqur t’i kem! Të gjitha këto përballohen nga të ardhurat mujore, por nuk ka shans të jenë blerë për një muaj.
Po nëse unë punoja në administratë, si zonjat në ashensor, me 70 mijë lekë në muaj. Ja 80 mijë! Si do i bleja:
– Këpucët portokalli (pra akoma më të pazakonta, dmth më të shtrenjta), nga McQueen, mbi 3 mijë euro?
– Kostumin me pantallona, 2500 euro?
– Pallton 4 mijë?
– Çantën ‘Michael Cors’?
– Syzet ‘Miu miu’?
– Bizhutë ‘Versace’?
– Kurimin te parukieria në bllok?
Të gjitha këto teksa 3 zonjat e dy zotërinjtë, po aq të pispillosur, po shkonin në një aktivitet politik në Shqipërinë me çadra!
Mua m’u duk vetja vërtet jashtë vendi në atë ashensor e holl xixash inferioriteti, por kur dola jashtë, edhe kaq sa kam veshur më ngjanë të tepruara!