Albspirit

Media/News/Publishing

Gishtat Qerim/Prokuroria kërkon gjurmët e gishtave të kryebashkiakut mallakastriot

Pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimin për gjurmët e gishtave të kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailajt.

Mësohet se, organi i akuzës i ka drejtuar një kërkesë kryebashkiakut, ndërsa gjurmët e gishtave fillimisht do ti merren nga ADISA.

PD akuzoi dhe publikoi disa dokumente, ku sipas saj, rezulton që kryebashkiaku i Mallakastrës është dënuar nga gjykata greke, dënim të cilin nuk e ka shënuar në formularin e dekriminalizimit.

Sipas dokumentit të publikuar nga Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Qerim Ismailaj rezulton se është dënuar në Greqi me 3 vjet burg.

Bëhet fjalë për një dokument vërtetimi me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, ku Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000.

Në dokumentin e nxjerrë nga PDS, thuhet se ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.

Kujtojmë që më herët, vet Ismailaj i ka refuzuar këto akuza, duke thënë se nuk ka qënë i dënuar apo të jetë akuzuar për vepra penale që janë publikuar nga selia blu.

Please follow and like us: