Albspirit

Media/News/Publishing

Guxim ALIMANI: Të lutem një dron te Gjiri i Lalzit, President Trump!

 

Unë dhe gjithkush e di që nuk është e lehtë të udhëheqësh forcën dhe moralin e kozmosit… dhe këtë ka kohë që e bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Nëse kjo fuqi nuk do ekzistonte, vende dhe kombe do ta kishin vrarë me kohë shpresën e tyre. Por falë Zotit SHBA është aty…!

Fatmirësisht teknologjia na mundëson të na e sjellë më afër…! E falë fuqisë e teknologjisë së SHBA, botës po i rrallohen Sadamët, Bin Ladenët e Sulejmanët…!

E pas Zotit ka një popull në botë që i lutet deri në përgjërim këtij gjigandi përtej oqeanit. Jemi ne shqiptarët. Dhe këtë nuk e bëmë sot por sa herë kemi qenë nevojtarë në histori… të paktën që prej kohës së Presidentit Willson!

Por si vetë Zoti edhe Amerika ka shumë punë e shumë obligime në tokë e qiell ndaj me durim kemi pritur momentin kur do ta kthejë seriozisht vëmendjen tek ne.

Ndoshta tani është koha… dhe shpenzime nuk duhen shumë. Një dron… vetëm një dron në një ditë wikendi këtë pranverë në Gjirin e Lalzit ku pushojnë si sulltanë balozët e krimit e korrupsionit…!

Ndoshta nuk janë të gjithë aty… por kur ik Sulejmani i Madh… pinjollët e tij fshihen e marrin arratinë.

Të lutem President Trump një dron për ne…por top sekret se thonë që minjtë janë të parët që parandjejnë tërmetin!

Please follow and like us: