Albspirit

Media/News/Publishing

Kajmakut i bëhet jeta farmak, shtyhet seanca për masën e sigurisë

Gjykata e Tiranës shtyn seancën  në lidhje me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Mësohet se seanca e radhës për Kajmakun do të zhvillohet më 28 janar.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosparaqitja e provave sipas ligjit në lidhje me kërkesën. Agim Kajmaku, i shpallur në kërkim tashmë me vendim gjykate është nën akuzë për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Policia e shtetit ka nisur verifikim pasuror për pastrim parash për ish-kryebashkiakun e Vorës. Blutë me anë të një kërkesë, i janë drejtuar bankave të nivelit të dytë për llogaritë e tij bankare.

Një tjetër kërkesë i është dërguar dhe hipotekës për të verifikuar pasuritë e paluajtshme dhe biznesin e tij. Ndërkohë prokuroria e Tiranës me anë të një shkrese dërguar dhomës së noterëve, kërkon që të njoftohet policia dhe organi i akuzës nëse Kajmaku paraqitet për prokurë.

 

 

Please follow and like us: