Albspirit

Media/News/Publishing

Muzika e Thoma Simakut, jehonë e gjerë në revistat prestigjioze ndërkombëtare

Image result for thoma simaku

Muzika e kompozitorit Thoma Simaku në revistat prestigjoze ndërkombëtare

Muzika e kompozitorit Thoma Simaku ka gjetur shpesh vend në artikuj të ndryshëm ndërkombëtarë. Revistat “Tempo” dhe “Fanfare” janë dy prej organeve që së fundi i kanë dhënë vëmendje dhe vlerësime të larta muzikës së kompozitorit të njohur shqiptar.

Duke shkruar për CD-në e fundit të kompozitorit Simaku, dy nga organet më të rëndësishme muzikore në Angli dhe  në Amerikë për herë të parë i japin një hapësirë të konsiderueshme edhe muzikës shqiptare.

Revista prestigjoze amerikane e muajve janar-shkurt 2020 “‘Fanfare” i ka kushtuar një artikull me rëndësi albumit me vepra të kompozitorit shqiptar.

Artikulli  është shkruar nga kritiku amerikan James H. North.

Disa fragmente nga këto artikuj po i sjellim edhe për lexuesit shqiptarë.

James H. North në recensionin e tij  shkruan: “Nuk ka dyshim që Thoma Simaku është një mjeshtër bashkëkohor. Shpresojmë që muzika e tij do të gjejë një përhapje gjithmonë edhe më të gjerë, për të mirën tonë si dhe të tij. Kurdo që dëgjojmë një pjesë muzikore (të vjetër apo të re), reagimi i natyrshëm është që t’a krahsojmë atë me përvojën tonë të mëparshme dhe muzikën që njohim. Përshkrimi i parë ka shumë mundësi që të lidhet me kompozitorë të tjerë, qoftë ky Bach apo Stravinsky. Dhe kjo na çon tek Thoma Simaku, një kompozitor nga Shqipëria që jeton në Angli. Muzika e tij është aq origjinale sa që përvoja e mëparshme nuk të ndihmon. Si mund ta përshkruajmë muzikën e tij? Simaku me sa duket krijon strukturat a veta të kompozimit – muzika është plot vrull sikur ai i nxjerr notat me shpejtësi njëra pas tjetrës. Ndoshta ai e bën këtë.”

James H. North në recensionin e tij përmend një artikull  të shkëlqyer prej 5000 fjalësh i botuar në revistën angleze “Tempo” i shkruar nga analisti dhe kompozitori anglez Martin Scheuregger analizon disa vepra të Simakut, dhe të dhënat historike janë nxjerrë nga ky artikull (TEMPO 73 (290) 40–50 © 2019 Cambridge University Press).

Në artikullin e shkruar nga  Scheuregger botuar në revistën britanike “TEMPO” shkruhet:

“Kompozitorët e shekullit XX përbëjnë bazën stilistike dhe teknike nëpërmjet të cilës Simaku ka gjetur zërin e vet modernist. Muzika e Simakut është ndikuar nga dy periudha gjeografike të jetës së tij, dhe nga dy korniza muzikore korresponduese brenda të cilave ai punoi. Muzika folklorike e Ballkanit, por veçanërisht e ajo e Shqipërisë së Jugut, ka qenë një ndikim fillestar themelor, ndërsa modernizmi perëndimor zuri vend mbasi ai u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar më 1991”.

Duke vijuar analisti dhe kompozitori anglez Martin Scheuregger  shkruan: “Ndikimet Ballkanike shumë rrallë dalin në pah në pjesë që përdorin dukshëm material tradicional: Kënga shqiptare ‘Moj e BukuraMoré’ është arranxhuar në disa versione të ndryshme (të publikuara që ngaviti 2015) si për soprano e piano ashtu dhe për ansemble dhome, dhe qëndron përkrah një numri veprash vokale që i kanë rrënjete tyre thellë në muzikën shqiptare. Por më shpesh karakteristikat e muzikës së vendit të tij dalin në pah mbasi kanë kaluar nëpërmjet një procesi që në thelb është një gjuhë muzikore moderniste”.

Kritikët rregullisht kanë komentuar mbi këto cilësi, përfshirë këtu dhe recensionin e Colin Clarket e CD-së  Simakut në Naxos më 2008, ku përfshihen dy kuartete për harqe dhe tre pjesët e para të ciklit “Soliloquy”: “Gërshetimi i gjuhës bashkëkohore me shprehje të orientuara nga folklori i një zone specifike është karakteristike e të gjitha veprave në këtë album, por sidomos në kuartetet e harqeve. Isoja, mikrotonaliteti, heterofonia dhe improvizimi i implikuar – të gjitha këto informojnë veprat e tij. Ndikimi i muzikes tradicionale është mishëruar në fjalorin e tij ekspresiv –nuk ka citime direkte.’ Vetë kompozitori nuk ka ndrojtje për influencat e tij ballkanike, dhe e sheh muzikën e tij si një përpjekje për t’u ‘përqëndruar në një idiomë ku aspekti antik dhe ai modern i shprehjes muzikore ndërthuren dhe plotësojnë njëri-tjetrin, duke bashkuar elemente   nga kultura të ndryshme muzikore”.

Në artikullin e botuar në revistën angleze “Tempo”  citohet: “Megjithëse rezultati përfundimtar do të sygjeronte një ndikim modernist më direkte, të kuptuarit e origjinës së gjuhës muzikore të Simakut – një pjesë e mirë e secilës është e lidhur me përvojën e tij nga puna me instrumentiste popullore të Shqipërisë së Jugut  – ka kuptim me të madh në karakteristikat e tij stilistike”.

Një studim më specifik i këtyre ndikimeve është i nevojshëm, por në këtë artikull vetëm karakteristikat thelbësore të përgjithshme janë trajtuar. Lidhja me muzikën moderniste është më e dukshme, megjithëse është më e vështirë të flasësh për ndikim këtu.

Të  kuptuarit e ndikimeve  muzikave tradicionale dhe radikale na çon në një kuptim më të mirë të dualiteteve që janë prezente në këtë krijimtari. Megjithëse jo e tepërt, një sërë konceptesh – secili i përbërë nga dyti pare qe kanë nje tension të brendshëm midis tyre – na tregojnë rrugën për të kuptuar këtë muzikë: thjeshtësia dhe kompleksiteti, individi dhe grupi, dhe statikja dhe lëvizja.

Për më tepër, vihet re një vëmendje e thellë kundrejt formës, një parapëlqim për heterofoninë, si dhe prirja për një muzikë virtuoze.

Në përpjekjet për të kuptuar muzikën e Simakut, këto koncepte luajnë një rol të dobishëm dhe mund të ndihmojnë për studimet e ardhshme”, thekson analisti dhe kompozitori anglez Martin Scheuregger.

Duke u rikthyer në artikullin e autorit amerikan, J. H. North, duke folur për jetën e kompozitorit shqiptar shkruan që:  “Simaku u rrit dhe punoi në një regjim represiv Stalinist në Shqipëri; Stravinsky dhe një pjesë e mirë e muzikës së Bartokut ishin të ndaluar. Duke dëgjuar fshehurazi ‘Zogun e Zjarrtë’ të Stravinsky -t, Simaku flet për një ‘ndjenjë të çuditshme ekstaze dhe frike’. Ne 1991, në moshën 33 vjeç, ai u shpërngul në Britaninë e Madhe ku u njoh me kompozitorët e mëdhenj modernistë, por lidhjet më të ngushta i gjeti tek Ligeti dhe Kurtag. Scheuregger dhe Simaku flasin për një kombinim të ndikimeve nga muzika e Shqipërisë së Jugut dhe modernistëve ndërkombëtare në muzikën e tij”.

Duke u ndalur më konkretisht, J. H. North nënvizon lidhjet me Bartók -un, dhe përmend cilësime të tilla si: ‘intensiteti, karakteri bilant, ndryshimet e menjëhershme, vrulli dhe virtuoziteti’ në muzikën e Simakut. ‘Ndoshta kjo lidhje amplifikohet me sygjerimet nga folklori i Ballkanit. Sheuregger shkruan për gëzimin gjithmonë në rritje të Simakut në kompozimin e veprave të reja; nuk është e vështirë t’a ndjesh këtë gëzim në muzikën e tij’.

Kritiku amerikan ndalet dhe në përdorimin e heshtjes ‘si një element madhor në muzikën e tij’, dhe shton që‘heshtjet’ (pauzat) e bëjnë dëgjuesin të përqëndrohet thellë: “Çfarë vjen më pas? Pauzat janë ‘çorientuese’, ato na çvendosin nga ‘gjendja e zakonshme, dhe na  tërheqin në çfarëdo që ndodh në atë çast. E gjithë kjo do të ishte pa vlerë nëse muzika vetë nuk do të josh, por muzika e Simakut vazhdimisht të tërheq. Signals ndriçon nga gjallëria e tingujve; Capriccioso përbën një sfidë për violinistin; My Beautiful Morea eshte nje kenge e lashte shqiptare; melodia e saj e shkurtër, “nuk është ndryshuar, por është zgjeruar dhe pasuruar në teksturën e saj muzikore dhe shfaqet në mënyra të ndryshme”, (shpjegon kompozitori në programin e tij informues). Është tepër emocionuese.’

Duke folur per veprën Soliloquy V – Flauto Acerbo, e cila fitoi cmimin e Akademisë Britanike të kompozitorëve BASCA, ai thotë që vepra është ‘jashtëzakonisht virtuoze’, dhe e krahason atmosferën e saj me atë të ‘xhunglës që kumbon nga tingujt dhe britmat e zogjve dhe kafshëve’.

Një biografi e shkurtër në fletëpalosjen e CD-së përmend një listë të gjatë çmimesh, siç është për shembull ‘1996 Leonard Bernstein Fellow in Composition’ në Tanglewood në SHBA.

Në mbyllje të artikullit J.H. North rekomandon dhe CD-në më të hershme të Simakut në Naxos, e cila u zgjodh në ‘listën më të mirë të vitit 2008’ në SHBA. “Nuk ka dyshim që Thoma Simaku është një mjeshtër bashkëkohor. Shpresojmë që muzika e tij do të gjejë një përhapje gjithmonë edhe më të gjerë, për të mirën tonë si dhe të tij’ – përfundon kritiku amerikan.

 

 

 

http://opusalb.com/sq/shqip-muzika-e-kompozitorit-thoma-simaku-ne-revistat-prestigjoze-nderkombetare/?fbclid=IwAR3eHKbUqmp64BjKlX_FtfenwdvzLYdbweDO3a798UEsmy_veOcH8zhjdtc

Please follow and like us: