Aleatët shqiptarë/SHBA, Gjermania, Anglia, Franca dhe Italia kujtojnë masakrën e Reçakut
Përmes një deklarate, ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, kanë kujtuar masakrën e Reçakut në Kosovë. Në deklaratë thuhet se ishte pikërisht kjo masakër që përfundimisht aleatët e NATO-s të ndërhynin dhe t’i jepnin fund katastrofës njerëzore që po kryenin trupat ushtarke serbe mbi qytetarët e Kosovës. Ndër të tjera në deklaratë thuhet se këto shtete i kujtojnë me nder viktimat që u vranë nga serbët në Reçak dy dekada më parë, ndërsa shtojnë se duhet punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme të sigurt. “Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim vazhdimisht Kosovën në këtë rrugë” thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.
Deklarata e plotë
Deklaratë e Ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, 14 janar, 2020.
Njëzet e një vjet më parë, masakra që ndodhi në Reçak përfundimisht bëri që aleatët e NATO-s të ndërhyjnë dhe ti japin fund një katastrofë humanitare.
Ne e nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetët në Recak dhe masakrat e tjera në Kosovë dy dekada më pare, duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe mirëqenies për brezat e ardhshëm.
Qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre kanë qasje të plotë në drejtësi dhe në informatat për fatin e më të dashurve të tyre. Qytetarët e të gjitha etnive dhe besimeve ndjehen si në shtëpi dhe të lirë për të jetuar, punuar dhe besuar në paqe me fqinjët e tyre. Siç edhe thotë Deklarata e Pavarësisë së këtij vendi, Kosova është një vend “i përkushtuar për të përballuar trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës së fundit në një frymë pajtimi dhe faljeje. Të përkushtuar për mbrojtjen, promovimin dhe nderimin e larmisë së popullit tonë”. Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim vazhdimisht Kosovën në këtë rrugë.
Statement by the Ambassadors of France, Germany, Italy, the United Kingdom and the United States