Albspirit

Media/News/Publishing

Mehmetali Rexhepi: PRARIMI

Image result for mehmetali rexhepi

Mehmetali Rexhepi

erdhi prarimi

me vashën  prej avulli

mbase ajo kishte harruar t`mi kthente thesaret

vaktësinë e atyre pikave avulluese

stisje filigrani

për qafë të asaj nuse

 

*

ti

dridhje tingujsh të blertë të  kitarës

polen i shkundur prej gishtash të Jusuf Gërvallës

jepi shend melodisë së zamares

më nxirr jashtë kryqëzimeve

gërshërëve të zeza të hijeve

mos eja lot-vërshues

më hedh mes njomështish të lastarëve

praro bulëzat mbi trungun e thatësisë sime

 

*

prarim

eja me fijet e fëmijërisë

urbanizmi sa kishte nisë

të thuret shporta e rrjepur prej zbrazëtisë

ndoshta ende përcëllon ngricë e vesës

cakërro me të  kuqen e venës

t`i ndizet pigmenti buzë-qershisë

përderisa (a)gurron gjaku

e ruaj për shkrirjen e atij akulli

kur i trashet lirisë

 

*

i fryve valës dhe çele tiparin

të pa thënat lidheshin nyje

në dialogët e kakofonisë

kishin hyrë monologët e mbërthyer

kujt t`i duartrokiste publiku

fjalës e ditës i kishte ngelë e njëjta meny

 

*

pa rrezet tua

fshihet kontrasti

as matet hija

shkundet tërmeti

 

bie arkitektura

mbi skia

 

*

ja si më prarove mijëra dhurata sythash

le të ngjyejnë tej  malesh të bardhët plisa

çastet buzë purpurta

le të më puthin

por ah

vetëm derisa të galdojnë petalet

mandej gjethet kërcejtë e ethet

 

*

ç`është e bukura

pa prekjen tënde

pos peng modeli

ai i pa vjeli

 

*

prarim i këtij rruzullimi

praroje dhe trungun tim

se ja po më thërret

amshimi

 

Gjilan,  16 kallnor 2020.

 

Please follow and like us: