Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Katiola Karoli

 

 

Një cigare me ty!

 

Asnjëhere nuk kisha ndez një cigare,

As në ditët plot diell, as në ato me shi

Kisha dëgjuar që është mikeshë e mirë

Të bën të harrosh, të bën shoqëri.

 

Për të të mos të ta prishur qejfin ty

E mora cigaren ngadalë në duar

As vetë nuk e di si u tret?!

Ndërsa e thithja, imagjinoja buzët e tua.

 

Por jo cigaren më nuk e dua

Është mashtruese dhe të helmon.

Preferoj të thith nektarin e buzëve të tua

Të dehem përjetësisht nga e jotja aromë.

 

Ti vetëm ti je droga ime

E varur prej teje mish e shpirt

Nuk dua as cigare dhe as alkool

Por puthje plot ndjenjë, sinqerisht!

 

Më robëro!

 

Tretur mes ethesh dhe puthjesh.

Lakuriq të dy në të njëjtin shtrat.

Kohë që shpirtrat kishim zhveshur.

Pa u prekur, pa u puthur, a vallë ishte mëkat?

 

Unë qeshja kur më thoje je seksi.

Unë asgjë enigmatike, as seksi s’kam.

Qëndroje strukur në krahët e tua.

Ndjeja limfë trupash dhe puthjet tënde pranë.

 

Dalldisur nga ndjenjat e tua.

Aromë që ende më trullos.

Qëndroja pranë teje, erosi im.

Me dënim të përjetshëm dua të më dënosh.

 

Më prangos, më lidh me ndjenjat e tua.

Trup dhe shpirt, të lutem m’i robëro

E lumtur jam vetëm pranë teje, i dashur.

Vetëm kur ti e shpreh se më ndjen dhe më do.

.

Putha muzën time!

 

Sot për herë të pare putha muzën time.

O zot si është të ndjesh dashuri…

Çdo varg ledhatohej nga buzēt e zjarrta.

Çdo metaforë a krahasim kish aromën e tij.

 

Sot për herë të parë preka muzën.

Me duart si të çmendura luaja me trupin e tij.

Dhe muza e ndjente sa shumë e doja.

Më mbante shtrënguar fort në gji.

 

Unë dhe ai jemi të pandarë.

Në çdo sekondë të jetës më shoqëron.

Është frymëmarrja ime, poezi e larë me ar.

Ngrohtësi e diellit, dehëse aromē.

 

Unë dhe muza, në krahët e njeri-tjetrit.

Ku poezia shkruhej me lot dhe zjarr.

Vargje që zhyteshin brenda shpirtit.

Lëndinë parajse, prekur për herë të parë.

 

Zjarri i trupit të tij i ndizte buzēt e mia.

Ndërsa luaja me sytë duart, fytyrën e tij

Ndjeja se vlente sa mijëra vargje të mia

Egzistenca e botës sime është vetëm ai.

Please follow and like us: