Albspirit

Media/News/Publishing

Ferit Hudhri dhe imazhi i të huajve për shqiptarët

 Image result for irakli kocollari

Prof. Dr. Irakli Kocollari

Si një rrëmihës i harruar pas gjahut të tij të vyer, i mbyllur në kërkime, në arkiva, përpara tablove të vjetra dhe të reja, pas diçiturave ku shfaqet
emri Shqipëri apo shqiptar, vetëm atje do të mund të gjendej adresa pothuaj anonime e këtij kërkuese dhe studiuesi pasionant që ka emrin Ferit Hudhri. Ka filluar të qëmtojë praninë e shqiptarëve dhe të tokës së tyre në veprat pamore të artit, piktura në vaj, akuarel, grafika, skulpturë, bazorelieve, në gjininë e peisazheve, të kompozimit, portretit, pllakatit, ilustrimeve, me një pasion që vetëm ai dhe askush tjetër gjer më sot e ka bërë këtë punë, asnjë ndërmarrje e dytë e këtij lloji nuk është kryer, dhe vështirë se do ta bënte atë dikush tjetër… e thënë më thjesht një punë e papërsëritëshme. Evidenca e morisë së veprave të artit me tematikë Shqipërinë dhe shqiptarët, që Feriti vetëm sjell e sjell, me të reja dhe zbulime mahnitëse, me imazhe të panjohura, të këtij vendi kaq të bukur, të ashpër, sfidues dhe miklues, vazhdon të zgjerohet pafund.



Historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve e kemi mësuar nga leximet dhe dokumentacioni historik, por skenat e luftrave, të personazheve historikë, të peizazhit shqiptar, të vendbanimeve, të kostumeve të zonjave shqiptare, të të fortesave, urave, banesave, rrugëve dhe maleve që shfaqen në dokumentet apo veprat historike i kemi ndërtuar përmes fuqisë së imagjinatës tonë, herë të saktë dhe herë të gabuar, por më së shumti të pasaktë, aq më shumë kur bëhet fjalë për një botë, një kohë dhe një vend të cilin kurrë nuk na është dhënë mundësia ta kishim jetuar apo hasur dekada apo shekuj më parë. Dhe pikërisht për ta riparë saktësisht atë botë, atë kohë dhe ata njerëz na ndihmon ky njeri, Ferit Hudhri me punën e tij të palodhur kërkimore dhe me prurjet e tij unike.

FERIT HUDHRI NË UDHËTIMIN E TIJ UNIK

Si një rrëmihës i harruar pas gjahut të tij të vyer, i mbyllur në kërkime, në arkiva, përpara tablove të vjetra dhe të reja, pas diçiturave ku shfaqet emri Shqipëri apo shqiptar, vetëm atje do të mund të gjendej adresa pothuaj anonime e këtij kërkuese dhe studiuesi pasionant që ka emrin Ferit Hudhri. Ka filluar të qëmtojë praninë e shqiptarëve dhe të tokës së tyre në veprat pamore të artit, piktura në vaj, akuarel, grafika, skulpturë, bazorelieve, në gjininë e peisazheve, të kompozimit, portretit, pllakatit, ilustrimeve, me një pasion që vetëm ai dhe askush tjetër gjer më sot e ka bërë këtë punë, asnjë ndërmarrje e dytë e këtij lloji nuk është kryer, dhe vështirë se do ta bënte atë dikush tjetër… e thënë më thjesht një punë e papërsëritëshme. Evidenca e morisë së veprave të artit me tematikë Shqipërinë dhe shqiptarët, që Feriti vetëm sjell e sjell, me të reja dhe zbulime mahnitëse, me imazhe të panjohura, të këtij vendi kaq të bukur, të ashpër, sfidues dhe miklues, vazhdon të zgjerohet pafund.

KËRKIMET DHE GJETJET E RALLA

Historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve e kemi mësuar nga leximet dhe dokumentacioni historik, por skenat e luftrave, të personazheve historikë, të peizazhit shqiptar, të vendbanimeve, të kostumeve të zonjave shqiptare, të të fortesave, urave, banesave, rrugëve dhe maleve që shfaqen në dokumentet apo veprat historike i kemi ndërtuar përmes fuqisë së imagjinatës tonë, herë të saktë dhe herë të gabuar, por më së shumti të pasaktë, aq më shumë kur bëhet fjalë për një botë, një kohë dhe një vend të cilin kurrë nuk na është dhënë mundësia ta kishim jetuar apo hasur dekada apo shekuj më parë. Dhe pikërisht për ta riparë saktësisht atë botë, atë kohë dhe ata njerëz na ndihmon ky njeri, Ferit Hudhri me punën e tij të palodhur kërkimore dhe me prurjet e tij unike.

Fondi i veprave të pafund që ai ka mundur të evidentojë dhe të botojë ka një shtrirje kohore shumë të gjatë, aq sa edhe vetë shqiptarët shfaqen në analet e historisë, nga antikiteti, në mësjetë dhe vjen gjer në kohët moderne. Një inventar kohor i pashembullt, një galeri virtuale veprash arti si askund në Shqipëri por edhe më gjerë. Të gjitha të kartelizuara, të gjitha të skeduara. Në punën dhe botimet e tij renditet jo vetëm historia e tablos, portretit, peizazhit, skenës së luftës, etj., por edhe vetë jeta e piktorëve, vepra e tyre me tematikë shqiptare, lidhjet direkte apo indirekte me Shqipërinë dhe botën shqiptare, pse dhe për ç’arsye ata trajtuan tematika të tilla. Gjurmimit të palodhur të Hudhrit nuk i ka shpëtuar askush, piktorë të mëdhenj apo minorë, lindorë apo perëndimorë, europianë apo aziatikë, amerikanë, skandinavë, etj., të gjithë ata që penela, dalta apo lapsi i tyre i ka shpënë drejt shqiptarëve apo vendit të tyre të ashpër por të bukur sa më ska, drejt Shqipërisë. Në dosjet dhe fashikujt e shumtë, të mbushura me një botë të pafund shqiptarësh, të punuara si qëndisja e një anvisë që “lë sytë mbi gjilpërë”, renditen në raftet e studios dhe të veprës së tij autorët e pafund të veprave të njohura dhe të panjohura, që janë botuar apo presin të botohen. Nga Karpacio tek Ticiani, nga Delakruai tek Eduard Liri, nga Camile Corot tek Hayetz, etj, etj.

Në fondet e pafund të punës së Hudhrit vijnë vepra nga mitologjia shqiptare, lashtësia ilire, Teuta, Pirrua, Glauku, në mesjetën e princave të njohur arbërorë, heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, piktura e gravura, përmendore, shtatore, buste të punuara nga gjermanë e italianë, britanikë, francezë, e të tjerë. Bashkë me ta gjenden princat e njohur shqiptarë të qëndresës antiosmane, Dukagjinët, Topiajt, Balshajt, renditen skenat e luftës dhe të qëndresës heroike antiosmane, tablo të panjohura më parë.

EPOKA E ILUMINIMIT DHE ARTET TE SHQIPTARËT

Duke zbritur kronologjikisht nëpër kohë, fondi i veprave të artit që na sjell Hudhri përmes botimit “Shqiptarët në artin botëror”, ndalon gjatë në epokën e Iluminizmit europian, epokë që pati ndikimin e madh të saj në dekadat e fuqizimit të Pashallëqeve shqiptare. Rritja e fuqisë politike, ekonomike, ushtarake por edhe kulturore e Pashallëkut të Janinës, nën monarkun tepelenas, Ali Pashës, imponoi shumë fuqi europiane të kthejnë vëmendjen nga këto anë. Janina u kthye në një metropol kozmopolit, faktor me rëndësi dhe interes për aleanca por edhe për konflikte. Hegjemoni i Epirit u hapi dyert ideve iluministe dhe shkollave, personaliteteve të fushave të shkencës, ushtrisë, ndërtimtarisë, artit, letërsisë dhe kulturës. Ishin këto arsyet që këto vite, mbas shumë shekujsh të robërisë osmane zbritën në brigjet shqiptare shkrimtarë e poetë, inxhinjerë e arkitektë, ushtarakë e monarkë. Por, ajo që ka vecuar në punën e tij kërkimore Hudhri ishin piktorët. Në këtë botim dinjitoz, kapitujt rrokin një fond numerik të pafund piktorësh italianë, gjermanë, britanikë, francezë, amerikanë, rusë, venecjanë, napolitianë, etj. Pikërisht, këto kohë Shqipëria filloi të shfaqet edhe me imazhet e bukura të saj në sytë e europianëve, prandaj autori ka bredhur pa u lodhur dhe i ka kërkuar ato nga Pallatet e Dozheve në Luvër, nga Londra në Nju Jork, nga sallonet mondane të Milanos gjer në skërket më të humbura dhe braktisura nga kohët.

IMAZHET E TROJEVE SHQIPTARETË NJERIUT SHQIPTAR  DHE TË BOTËS SHQIPTARE NË TËRËSI

Në thesarin e pasur të veprave të artit që rreshtohen në inventarin e Hudhrit vijnë tablo të peisazhit shqiptar, sikundër pamjet mahnitëse të Tomorit, Bregdeti i maleve Akrokeraune, Ohri, Bregdeti i Vlorës, Bjeshkët e Namuna, malet e Sharit, Parga, Lugina e Shkumbinit, Shkodra, Prizreni, grykat e frikshme të Sulit, etj.
Në shumë nga veprat e këtij fondi vijnë qytetet dhe fshatrat arbërore, nga veriu në jug, fortesat ku qëndruan, u përgjakën dhe mbrojtën identitetin e tyre shqiptarët. Të tilla janë fortesat e Shkodrës, Prizrenit, Elbasanit, Gjirokastrës, Pargës, Prevezës, Petrelës, Lezhës, etj.
Portretet e shqiptarëve janë një tjetër gjini e artit figurative që pasuron këtë galeri të pafund të albumit – enciklopedi “Shqiptarët në artin botëror”. Burra të ngarkuar me armë, të mërguar në shkretëtirat arabike, në çaste epike beteje, të goditur për vdekje, në sulme të papërmbajtura, fitimtarë dhe krenarë, në çaste gëzimi dhe në trillet e cmëndura të valles, dasmës dhe haresë. Krahas tyre renditen komandantë e luftëtarë të njohur, personazhe të kohëve moderne, monarkë e lider të dekadave të shkuara, të gjithë ata qenë dhe janë pjesë e historisë tonë.
Gratë dhe vajzat shqiptare plot nur zënë pjesë vitale të botimit sikundër ato qenë dhe janë në botën vitale të këtij populli. Ato i shohim në çastet e nusërimit apo të flirteve dashurore, në krah të burrave të ashpër mbuluar me tisin e fisnikërisë së tyre, me veshjet e rralla me origjinë princërore, etj.

FERITI HUDHRI, KONTRIBUTOR NË HISTORINË E SHQIPËRISË

Historia ngrihet dhe ndërtohet mbi bazën e saj dokumentare. Ajo na vjen përmes fletëve, gjurmëve dhe germave të shkruara mbi to. Por, që të vijë sa më e kompletuar, historia domosdoshmërisht duhet të ketë edhe një element shoqërues të rëndësishëm përkrah. Imazhet vizivë të heronjve, pamjet e skenave ku u zhvilluan ngjarjet historike apo ku lëvizën personazhet e saj. Këto janë e duhet të jenë një instrumenti i domosdoshëm që do të plotësohet tërë tabloja komplekse e skenave historike dhe vetë historia.
Pikërisht, këtë anë të rëndësishëm që plotëson dimensionin pamor të historisë na e plotëson me botimin “Shqiptarët në artin botëror” kontributori i heshtur, njeriu që çuditërisht “nuk bzan”, Ferit Hudhri. Parë në këtë këndvështrim kërkimet dhe botimet e Hudhrit nuk janë thjesht dhe vetëm një koleksion veprash arti por edhe një kontribut dhe pjesë e rëndësishme e kapitujve të historisë tonë.
Duke parë vlerat e këtij botimi dhe përpjekjet e stërmundimshme të këtij njeriu vështirë të mendosh se produkte të tilla do ti vijnë shpesh lëmijve të shkencës dhe të artit në vendin tonë.
Një njeri I heshtur që dhuron një vepër komplekse, një enciklopedi historike dhe më shumë se kaq, që do të mbetet trashëgim për fondet e artit, kulturës dhe historisë tonë, një themel i qëndrueshëm për të gjitha hulumtimet e mëtejme në këta lëmij të rëndësishëm të identitetit shqiptar.

Please follow and like us: