Supermodelja Ada Deda, mesazh emocionues në ditëlindjen e Albina Dedës
Është e vështirë të shpreh me disa fjalë të gjithë dashurinë dhe adhurimin që unë ndjej për ty.
Më mësove si të dua pa kushte e pa pritur asgjë në shkëmbim.
Ti je lumturi, je forcë, je kurajo, je gjithçka që do kërkoja në jetë.
Nuk di të kem fat më të madh se të jem bija jote.
Ti më bën të besoj që çdo gjë është e mundur.
Je motivi dhe mbështetja më e madhe në çdo hap që unë hedh.
Do të jesh gjithmonë shembulli im në jetë.
Je ajo grua që dëshiroj të bëhem çdo ditë.
Shpresoj të të bëj krenare, siç më bën ti mua…
Ti je bekim për këdo që të ka pranë vetes.
Të uroj lumturinë e gjithë botës.
Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime!
Please follow and like us: