Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjidhet kryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe kreu i ILD

Milva Ikonomi është zgjedhur si kryetare e Komisionit të Ekonomisë. Ajo u propozua nga grupi parlamentar i PS-së pak para se të niste sesioni i ri parlamentar dhe u miratua në Kuvend me 84 vota pro. Këtë post e mbante më parë Arben Ahmetaj, i cili drejton tani ministrinë “Shteti për Rindërtimin”. Në sesionin e sotëm parlamentar, u miratua edhe Artur Metani si kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë me 98 vota pro dhe 8 kundër. Artur Metani është vëllai i deputetes socialiste, Eglantina Gjermeni, e cila nuk ka marrë pjesë në votim se ndodhej në kushtet e konfliktit të interesit sepse e ka vëlla. Në seancën e sotme u diskutua për Reformën Zgjedhore, që do të bëhet gati deri më 15 mars, si dhe për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE.

Please follow and like us: