Albspirit

Media/News/Publishing

Zullumet i bëjnë gjykata dhe zyrtarët e burgjeve, Strasburgu kërkon 15 mijë euro dëmshpërblim nga taksat e shqiptarëve për keqtrajtimin e Strazimirit

Vendimi më i fundit i Strasburgut kërkon nga qeveria shqiptare që t’i paguajë një dëmshpërblim Arben Strazimirit, për keqtrajtim në mjediset e burgut. Si një person problematik Strazimiri duhej të mbahej në një institucion të veçantë, por këtë nuk e ka marrë parasysh gjykata. Pra dëmin e kanë shkaktuar këta gjyqtarë, që mund të gjenden lehtësisht dhe normale do të ish që 15 mijë eurot dëmshpërblim të mos i paguajnë taksat e shqiptarëve, por gjyqtarët. Natyrish pa faj nuk janë edhe personat që e kanë mbajtur në burg dhe e kanë keqtrajtuar, që edhe ata duhet të pagujanë pjesën e tyre në këtë dëmshpërblim. Kështu do të krijohej një standard që ata që bëjnë zullumet dhe të paguajnë.

Lajmi nga ABCNews

Sulmi me thikë ndaj mjekut të njohur Ali Refatllari në vitin 2008 bëri bujë në opinionin publik jo vetëm për shkak të krimit, por se autor ishte një person tepër problematik që kishte kryer vepra të ngjashme edhe më parë. Arben Strazimiri qëlloi me thikë mjekun për t’u hakmarrë për vdekjen e të afërmit të tij gjatë një operacioni nga mjeku Refatllari. Ai u kap vetëm pak metra nga vendi ku qëlloi mjekun dhe pikërisht këtu fillon kalvari i gjyqeve që sëfundmi kanë përfshirë edhe vetë shtetin shqiptar. Madje edhe pse kreu një krim dhe u dënua për të, Shqipëria duhet t’i paguajë Arben Strazimirit plot 15 mijë euro në formë dëmshpërblimi për trajtim jonjerëzor në burgVendimi është dhënë nga Gjykata e Straburgut sëfundmi dhe është zbardhur ditën e sotme ku i kërkohet shtetit shqiptar të dëmshpërblejë Strazimirin për shkak se dënimin për krimin ndaj Refatllarit ai e kreu në një burg dhe jo në një spital psikatrik siç kishte kërkuarHistoria nis gjatë gjyqit ndaj Strazimirit, ku ai kërkoi që të trajtohej në një spital psikatrik duke pretenduar se kishte probleme psiqike. Por, gjykata nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë duke vendosur që dënimin ta kryejë në një burg normal. Pas këtij vendimi, Strazimiri e ka çuar çështjen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut duke fituar atje kundër shtetit shqiptar. Pas bërjes së verifikimeve, gjykata ka konstatuar se Shqipëria nuk ka institucione të posaçme ku mund të vuajnë dënimin persona me probleme psiqike. Dërgimi i tyre në burg sipas gjykatës është një shkelje e të drejtave të njeriut, ç’ka bëri që ta dënojë Shqipërinë me 15 000 euro, të cilat duhet t’i paguhen pikërisht Arben Strazimirit.

Please follow and like us: