USAID dhe Avokatja e Popullit në Tropojë!
Guxim Alimani
E ftuar për të marrë pjesë në promovimin e një projekti të USAID në Tropojë që po implementohet nga Organizata “Gratë në Komunitet” drejtuar nga Mimoza Hajdarmataj, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e ka shfrytëzuar për të bashkëbiseduar gjatë me komunitetet në nevojë. Ajo mbrti veçanërisht e surprizuar nga ekzistenca në qytetin e largët alpin të një komuniteti egjiptian të kahershëm. Me gjithe integrimin e konsiderueshëm të tyre Avokatja e Popullit dhe kryebashkiaku Rexhe Byberaj u angazhuan për risi të reja në jetë, sidomos në punësim dhe strehim. “Për këtë komunitet në nevojë së shpejti do të fillojë ndërtimi i disa banesave sociale”, premtoi Byberaj. Ndoshta as vetë shoqatat e egjiptianëve nuk janë kujtuar për ekzistencën e këtij komuniteti në Tropojë deri në ardhjen e këtij projekti efektiv të USAID që po përjetësohet nga znj.Hajdarmataj.