Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: IBRAHIM RUGOVA ASHT MA I MADH SE THONI JU…

Image result for rugova me papen

 

PAPA GJON PALI II PRITI IBRAHIM RUGOVEN

1998… Në sejcilin minut që lëviznin hagrepët e sahatit… Pritej një lajm per Kosoven!

Sot ju duket e pabesueshme, po ata që e kujtojnë atë kohë, besoj mendojnë si unë… Pra, edhe sot unë nuk mund të mendoj si “disa”!.. Lexoj e lexoj, e shpesh kaloj rreshta e faqe.

Kujtoj mirë edhe dhomen ku punonte Dr. Rugova, si dhe veshtrimet e vizitorve kur hynin në dhomen e Tij… Vetem Ai dinte kush duhet me kenë nder suazat e zyres së Tij! Pak Shqiptar janë me horizontin mendor të Dr. Ibrahim Rugovës, shumë pak e aspak… Ai kishte gjetë Mikun e vertetë të Popullit Shqiptar, kishte gjetë Ate që shikonte Malet e prej çakqirve e xhubletës shekullore deri tek fustanela e shpateve të Jugut, të gjithë Atij i dukeshin si ushtar të atyne 25 viteve kur ata i drejtonte Gjergj Kastrioti, dhe sejcili kur fliste i kujtonte Gjuhen e paharrueshme Shqipe të trashigimtarve të Skenderbeut… Pra, vetem një Burrë Polak, Papa Gjon Pali II, e dinte mirë kush asht ky Ibrahim Rugova?!

Dhe, vetem mbasi Papa i pat shterngue doren, kur pritej me ankth ardhja e Rugovës nga Beogradi… E kur, zbriti në aeroportin e Romës i shoqnuem nga kardinali i Vatikanit, e pat kuptue mirë serbi, se “iku edhe Kosova!”, po edhe Dr. Rugova i tregoi Ballkanit se: “Kosova shpejtë do t’ i perkasin Bashkimit Europjan!”… E po të rronte Rugova ashtu do të ngjante, nuk kishte as sesi të bahej kështu si sot çeshtja e Kosovës… E as e Shqipnisë!

Po bahen sa vite që “shteti shqiptar nuk gjenë ambasador” per me dergue në Vatikan.

Jo pse nuk ka njeri, po nuk ka kush me e gjetë “atë njeri” që i duhet atje… Asht vështirë me e kuptue këte mungesë, kur në “Kushtetuta”.., tradhtarët janë “heronjë të popullit”…

E Shqipnia bashkë me Kosoven dhe me Shqiptarët e tyne… Vazhdojnë Kalvarin…

E pra, Ajo Shqipni e bekueme…Sot, asht nder shtete t’mallkueme! Shikoni kush drejton!

Melbourne, 23 Janar 2020.   

Please follow and like us: