Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Ke harruar…

 

Ke harruar
duart e tua
mbi trupin tim
ende përkëdhelin.

Ke harruar frymën
mbi buzët e mia
nën lëkurën time
mishin pushpuritin
gjakun nxehin.

Ke harruar
të vishesh i dashur
Endesh lakuriqësuar
askush nuk të sheh
Veçse sytë e mi
harruar tek ti…
Ka shumë tym cigaresh
smog makinash
Hijen të kanë holluar
askush nuk të njeh.

Herë tjetër
Që t’mos harrosh asgjë
Më vdis ëmbëlsisht
Vuaj kur ikën
Thahem si degët
Kërcas dhimbjet
Kjo botë
Nuk paska vend për dy
Njëri dashuron në çmenduri
Tjetri vrapon tundimeve
Groposur vetminë..

Please follow and like us: