Elvira Mamutaj: Mall
·

Buzë rruge e kisha shtëpinë
Ku kalonin kuaj e makina
Të voglat këmbëzbathura merrnin arratinë
Dremitur gjumi strukej ndër lëndina
Edhe sot shtëpinë buzë rruge e kam
Kurrgjë s’ka ndryshuar, veç malli, lakmia
Për barin e korrur e mollët në arë
Film kujtimesh i ditëve të mia.
Marrë nga libri poetik ‘Peng femre’.
Please follow and like us: