Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Kaosi ndërshqiptar!

 Image result for ndue ukaj

Kaosi dhe zhurma në rrugët tona, pasqyrojnë gjendjen tonë shpirtërore dhe primitivizmin e madh që mbretëron mes nesh. Dhe këtë e vëren gjithsecili që ngas makinën ose ec rrugëve, ku sheh njerëz plot nerva dhe një atmosferë të shëmtuar e krejtësisht kaotike.

Ne e kemi gojën plot kritika kundër të tjerëve- sidomos kundër politikës – por sapo vetë sprovohemi në çështje të etikës publike, bëhemi shkelës të çdo etike e rregulli publik.
Kjo mendësi pastaj bartet në çdo fushë të jetës publike.
Në trafik, përditë e tregojmë mosedukatën tonë, tregojmë kush jemi, dhe me siguri, për këtë s’ i ka fajet askush, përveç shpirtit tonë egoist, që s’ çan kokën për rend, rregull dhe interes të përbashkët.
Rrugët tona janë imazhi ynë, ku shpërfaqet pakujdesia, kaosi dhe zhurma e çmendur që mbretëron mes nesh.

Në rrugët tona pak kush çan kokën për tjetrin. Po, sepse në rrugët tona, njeriu ndalet ku të mundet, pa u interesuar fare ç’ pengesa u shkakton të tjerëve, dhe, nëse rastësisht i mbetet ndonjë qese plastike a copë bërllok, pa fije turpi e hedh kudo që të mundet.

Një perëndimor që vjen në Prishtinë dhe shëtit me veturë ose në këmbë – hiç më shunë se një orë – e sheh të vërtetën e popullit tonë, varfërinë shpirtërore, moskujdesin, dhe s’ ka nevojë për asnjë informacion shtesë politik e institucional, që të kuptojë sa vlejmë ne dhe sa kujdesmi për të mirën e përgjithshme.

Pra, e keqja në Kosovë s’është vetëm “privilegj” i elitës, i të njohurve dhe pushtetarëve, ose i “atyre” të tjerëve, siç na pëlqen të kukurisim, por e të githëve dhe mbretëron kudo mes nesh.

Please follow and like us: