Prezantimi i librave të fundit të Alfred Papuçiut
Alfred Papuçiu, shkrimtar dhe gazetar që punoi në Byronë Ndërkombëtare të Punës, BIT, në Departamentin e Edukimit dhe Botimit Punëtor, ka shkruar disa libra, ndër të tjera: “Meditim mbi shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara”; “Nxënësja e etur e gjuhës romanshë”, “Me zemër të pastër”.
Lëndët kryesore të këtyre librave me tregime, skica dhe meditime janë fragmente të jetës së autorit në Zvicër. Libri « Meditim për shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara (Toena) (pjesërisht në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht), sepse përndryshe do të ishte shumë voluminoz, përmban edhe një ditar të autorit, të jetës së tij diplomatike, si edhe si funksionar ndërkombëtar, në disa organizata ndërkombëtare, në Gjenevë dhe të udhëtimeve të tij, në disa vende të Europës, SHBA, në Afrikë, në vendet arabe etj. Po ashtu, libri ka tregime dhe skica të autorit.

Ndërsa libri i dytë, dygjuhësh (Frëngjisht-Shqip): «Nxënësja e etur e gjuhës romanshë”, (Toena) është i përbërë kryesisht nga skica, tregime dhe meditime të autorit, Alfred Papuçiu, për Zvicrën dhe vendin e tij të lindjes, Shqipërinë. Po ashtu, në këtë libër ka një ditar të jetës së shkrimtarit, si mediator kulturor, përkthyes në Kryqin e Kuq të Gjenevës, i shkruar natyrshëm në vetën e tretë. Këto janë kujtime të bukura, për trialogun që zhvillohet midis mjekëve, në përgjithësi, stafit infermier, pacientëve (kryesisht nga Kosova, si dhe Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) dhe mediatorit kulturor, përkthyesit. Në këtë libër ka tema rreth punës në shkollat zvicerane, ose në organizatat zvicerane të ndihmës ndaj shqiptarëve, çaste vërtet prekëse.
Libri « Me zemër të pastër » (Alor) është paraqitur pas 10 librave letrarë dhe publiçistikë, të botuar më parë nga autori. Autori, siç thekson profesori doktor Hamit Boriçi në parathënien e tij, ”del përpara lexuesit shqiptar e të huaj me përmbledhjen publicistike ”Me zemër të hapur”, përmes së cilës sjell informacion të pasur, dituri dhe kulturë, nga dhe për shumë fusha të jetës. Falë formimit shumëplanësh letrar, artistik, historik, filozofik e publicistik, si dhe përvojës shumëvjeçare, sidomos në gazetari e diplomaci, autori, tashmë i mirënjohur edhe në qarqet intelektuale në Gjenevë dhe tej Zvicrës kap, trajton një varg temash që kanë të bëjnë me diplomacinë, me politikën, me historinë, me gjuhësinë, me kulturën, me artet, me shkencën, me shëndetësinë etj. Kësisoj, do të thosha, se libri ka natyrë e karakter enciklopedik. Merita e autorit është se këtë problematikë të gjerë synon dhe e e shtjellon në rrafsh shoqëror, çka duket edhe nga mënyra se si komunikon me lexuesin, duke iu drejtuar atij, sikur ta kishte pranë e përballë në një bashkëbisedim të çlirtë dhe të hapur. Stili bisedor, i zgjedhur dhe realizuar natyrshëm, i krijon mundësi lexuesit të hyjë në përmbajtjen e problemeve dhe të aspekteve të ndryshme jetësore, në faktet dhe dukurit që evidenton”.
Në tërësi libri përfaqëson kujtime, përjetime, analiza dhe opinione të autorit Alfred Papuçiu, paraqitur, pasqyruar dhe shtruar me thjeshtësi, modesti dhe natyrshëm” (Prof. Dr. Hamit Boriçi).
Alfred Papuçiu përktheu librin ”Edukimi terapeutik i pacientëve” nga psikologia, Anne Lacroix dhe profesor doktor Jean-Philippe Assal. Ky libër i botuar, nën kujdesin e profesor doktor Isuf Kalo, është shkruar nga dy pionierë të lëndës dhe përmbledh përvojën e tyre në shërbimin e diabetikëve, jo vetëm në Zvicrën romande, por në të gjithë botën. Për disa vite, këta autorë kanë qenë të interesuar edhe për pacientët me sëmundje të tjera kronike, siç është Talasemia, duke kërkuar që pacienti të kujdeset vetë për një numër të caktuar masash dhe gjithashtu mund të vendosë vetë, në raste urgjente. Eshtë një libër për personelin mjekësor, për t’i bërë ata të etur për të “trajnuar” pacientët e tyre, pa i formuar ata në një mendim të vetëm, por edhe për t’i bërë ata të përshtatshëm për punë ndërdisiplinore, siç veprohet tani në diabetologji, hematologji , në përgjithësi në mjekësi .
Alfred Papuçiu është duke përgatitur një botim në gjuhën shqipe dhe angleze, me titull: « Shpresa për të ardhmen e afërt », në formën e një ditari, ku ai tregon historinë e trajtimit adekuat klinik dhe të ardhmen e afërt të terapisë gjenike për Talaseminë . Kjo sëmundje, e trashëguar është e përhapur në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Qipro, Itali, Francë, vende arabe, Britani e Madhe, Azi dhe si rezultat i lëvizjes migratore, madje edhe në Zvicër, SHBA, Kanada etj.