Albspirit

Media/News/Publishing

Koronavirusi/2 mijë të prekur në Kinë, ndalohet shitja e gjallesave të egra

Koronavirusi që është përhapur në më shumë se 2,000 njerëz në Kinë është infektiv që në periudhën e tij të inkubacionit, para shfaqjes së simptomave, duke e bërë atë më të vështirë për tu izoluar.

Pesëdhjetë e gjashtë njerëz kanë vdekur nga virusi. Ministri i shëndetësisë në Kinë deklaroi se aftësia e përhapjes së virusit duket se po forcohet.

Disa qytete kineze ndërkohë kanë vendosur kufizime të konsiderueshme të udhëtimit. Qyteti Wuhan i cili është dhe burimi i shpërthimit të virusit, është bllokuar totalisht nga hyrje daljet e njerëzve.

Zyrtarët kanë njoftuar se shitja e të gjithë gjësë së gjallë të egër në Kinë do të ndalohet duke filluar nga e diela. Virusi mendohet se ka origjinën te kafshët, por asnjë shkak nuk është identifikuar zyrtarisht.

Tek njerëzit, periudha e inkubacionit, gjatë së cilës një person ka sëmundje, por ende nuk ka simptoma, varion nga një deri në 14 ditë.

Pa simptoma, një person mund të mos e di që kanë infeksionin, por prapë të jetë në gjendje ta përhapë atë. 5 raste janë raportuar në Tajlandë, 4 në Australi, Franca, Japonia, Malajzia dhe Tajvani kanë raportuar 3 raste secila. Në Shtetet e Bashkuara dhe Vietnam autoritetet kanë konfirmuar 2 raste dhe 1 rast raportuar në Nepal.

Please follow and like us: