Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Partitë shqiptare lobojnë në SHBA për pushtetin e kryetarëve, por jo për njohjen e Kosovës

Image result for shtatorja e skenderbeut ne prishtine

Vështirë ta shpjegojë ndokush absurdin e partive politike të Shqipërisë, të cilat harxhojnë miliona dollarë për të lobuar në SHBA për forcimin e pushtetit personal të kryetarit të partisë në Shqipëri, gjë që nuk e bën asnjë parti politike e asnjë shteti anëtar të NATO-s. Po këto parti politike të Shqipërisë gjatë 12 viteve të shtetit të pavarur të Kosovës nuk kanë harxhuar një dollar për kompani lobimi në favor të njohjes së Kosovës nëpër botë.